21.1 C
Tiranë
Monday, July 13, 2026

PS dhe PD arrijnë marrëveshje për Rregulloren e Kuvendit – ndryshojnë raportimet e institucioneve të pavarura dhe procedurat parlamentare

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë arritur një konsensus për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, pas negociatave që kanë zgjatur disa ditë mes përfaqësuesve të dy palëve, Ivi Kaso dhe Bledi Çomo.

Sipas burimeve parlamentare, marrëveshja është finalizuar pasditen e së mërkurës dhe përfshin një sërë kompromisesh mes mazhorancës dhe opozitës, veçanërisht në mënyrën e raportimit të institucioneve të pavarura në Kuvend.

Një nga ndryshimet kryesore lidhet me raportimin e institucioneve të pavarura, ku është rënë dakord që në seancë plenare të paraqiten vetëm ato institucione që kanë detyrim kushtetues, ndërsa të tjerat do të raportojnë vetëm në komisione parlamentare.

Në këtë kuadër, është parashikuar që edhe drejtuesi i SPAK të mos raportojë më në seancë plenare, por vetëm në Komisionin e Ligjeve dhe në Komisionin e Mbikëqyrjes Institucionale.

Sipas marrëveshjes, në seancë plenare do të vijojnë të raportojnë vetëm disa institucione kryesore si Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Prokurori i Përgjithshëm, Banka e Shqipërisë, Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Avokati i Popullit.

Në paketën e dakordësuar përfshihen edhe ndryshime në procedurat parlamentare për procesin e integrimit europian. Demokratët kanë pranuar që ligjet që lidhen me anëtarësimin në BE të kalojnë me procedurë të përshpejtuar vetëm kur ekziston një afat i përcaktuar nga Brukseli.

Ndërkohë, mazhoranca është tërhequr nga propozimi për kufizimin e kohës së fjalës së deputetëve në 5 minuta, duke e lënë në fuqi kufirin aktual prej 10 minutash.

Po ashtu, është arritur dakordësia që Sekretariati i Etikës të ketë përbërje të barabartë mes mazhorancës dhe opozitës, ndërsa është parashikuar që vota e sekretarit të PS-së të jetë përcaktuese në rastet kur ka bllokim vendimmarrjeje.

Marrëveshja përfshin edhe barazi në numrin e këshilltarëve mes dy grupeve kryesore parlamentare.

Nga ana tjetër, socialistët kanë refuzuar propozimin e PD-së për ndarjen e Komisionit të Jashtëm nga ai i Integrimit Europian.

Ndryshime janë bërë edhe në Komisionin për Mbikëqyrjen Institucionale, ku është rënë dakord që institucionet e pavarura të raportojnë vjetorët në komisionet përkatëse, ndërsa para komisionit të drejtuar nga Fatmir Xhafaj të raportojnë për zbatimin e rezolutave.

Drafti i dakordësuar pritet të kalojë nesër në Këshillin e Rregullores dhe më pas të votohet në seancë plenare në Kuvend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...