26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Motra rrëfen tragjedinë e Xhuana Nikollit: “E gjetëm pa ndjenja pas telefonatës, kishte lënë letër për dhunën që përjetoi”

Rasti i Xhuana Nikollit, e cila humbi jetën pas konsumimit të fotoksinës në një apartament me qira në Tiranë, është bërë publik përmes dëshmive të familjarëve, të cilët tregojnë se e reja kishte përjetuar dhunë dhe presion psikologjik para ngjarjes tragjike.

Në një rrëfim për mediat, motra e viktimës ka treguar momentet e fundit të kontaktit me Xhuanën, si dhe çastin kur u zbulua gjendja e saj e rëndë.

Sipas saj, gjithçka nisi kur familja nuk arriti të lidhej me të renë, çka bëri që të lajmërohej pronarja e apartamentit ku ajo jetonte me qira.

“Motra në Tiranë ka marrë në telefon Xhuanën por Xhuana nuk është përgjigjur. Pastaj ka shkuar e zonja e shtëpisë dhe e ka parë në atë gjendje. Kanë marrë ambulancën, mjeku tha që ka ardh me puls shumë të ulët…”, ka rrëfyer motra e saj.

Ajo shton se Xhuana ishte zhvendosur në Tiranë disa muaj më parë dhe jetonte fillimisht me motrën e më pas me një shoqe në një banesë me qira, deri në momentin e ngjarjes.

Motra e saj pretendon se e reja kishte përjetuar jo vetëm presion psikologjik, por edhe dhunë fizike nga ish-partneri, duke theksuar se kjo është reflektuar edhe në shenjat e konstatuara.

“Ne e dimë që ka pasur vetëm dhunë psikologjike… jo dhunë fizike më parë, por dhunë fizike vetëm atë natë që Xhuana dha jetën. Ka foto të ekspertizës mjeko-ligjore… shenjat ishin në fytyrë, në trup dhe xhupi i saj i grisur”, ka deklaruar ajo.

Sipas dëshmisë së saj, Xhuana kishte lënë edhe një letër lamtumire ku përmendte dhunën e ushtruar dhe gjendjen e rënduar emocionale.

“Kur e kishte pirë këtë, atë natë kishte shkruar një letër… ‘Mami, babi, nuk ju kam koritur… Ai më ka rrahur sa nuk e duroj dot më këtë dhunë’… këto kanë qenë fjalët”, ka treguar motra.

Ajo shton se letra dhe rrethanat tregojnë për një situatë të rëndë psikologjike dhe emocionale, ku sipas saj Xhuana ishte nën presion të vazhdueshëm dhe frikë.

Ngjarja vijon të trajtohet si rast i rëndë dhe familjarët kërkojnë që të hetohen plotësisht rrethanat e dhunës së pretenduar dhe përgjegjësitë përkatëse.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...