20.7 C
Tiranë
Friday, July 10, 2026

Britania e Madhe akordon 23 milionë euro për luftën kundër Ebola-s në Kongo; OBSH paralajmëron rrezik për përhapje të mëtejshme

Britania e Madhe ka njoftuar një paketë të re financimi deri në 23 milionë euro për të mbështetur përpjekjet kundër përhapjes së Ebola-s në lindje të Republikës Demokratike të Kongos.

Sipas Ministrisë së Jashtme britanike, fondet do të shkojnë për Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), agjencitë e Kombeve të Bashkuara dhe organizatat humanitare që veprojnë në terren.

Deri më tani, në Kongo janë raportuar rreth 600 raste të dyshuara dhe 139 vdekje të dyshuara nga Ebola. Nga këto, 51 raste janë konfirmuar përmes analizave laboratorike, ndërsa dy raste janë regjistruar edhe në Ugandën fqinje.

OBSH ka paralajmëruar se ekziston rreziku që virusi të përhapet më tej dhe të shkaktojë një krizë më të gjerë shëndetësore në rajon.

Sipas autoriteteve britanike, financimi do të përdoret për forcimin e kontrollit epidemiologjik, mbrojtjen e punonjësve shëndetësorë dhe përmirësimin e masave parandaluese në zonat e prekura.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...