23.4 C
Tiranë
Friday, July 10, 2026

Kuvendi miraton me 110 vota ndryshimet në rregullore, pas marrëveshjes PS–PD; SPAK nuk do të raportojë më në seancë plenare

Kuvendi ka miratuar me 110 vota pro ndryshimet në rregulloren parlamentare, pas një dakordësie mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, që solli tërheqjen e shumicës nga disa propozime të kundërshtuara nga opozita dhe pranimin e një sërë kërkesash për forcimin e kontrollit parlamentar.

Ndryshimet prekin raportimin e institucioneve në Kuvend, funksionimin e komisioneve, masat disiplinore ndaj deputetëve si dhe zgjatjen e seancave plenare.

Sipas rregullores së re, SPAK nuk do të raportojë më në seancë plenare, por vetëm në komisionet parlamentare. Në seancë do të raportojnë vetëm institucionet që kanë detyrim kushtetues, përfshirë Avokatin e Popullit, Prokurorin e Përgjithshëm, KLGJ, KLP, ILD dhe KLSH.

Marrëveshja mes palëve erdhi pas negociatave, ku socialistët tërhoqën disa propozime të mëhershme, përfshirë procedurën e përshpejtuar për ligjet e integrimit europian, uljen e kohës së diskutimeve nga 10 në 5 minuta dhe kufizimin e raportimeve vetëm në komisione.

Në kuadër të dakordësisë, u vendos që ligjet e integrimit të kalojnë me procedurë normale, përveç rasteve kur qeveria kërkon përshpejtim të argumentuar. Po ashtu, komisionet parlamentare do të jenë të detyruara të zhvillojnë mbledhje ose seanca dëgjimore me kërkesë të opozitës brenda dy ditëve, ndërsa Kryetari i Kuvendit do të ndërhyjë në rast mosdhënieje informacioni nga institucionet.

Me kërkesë të PD-së, u pranua gjithashtu ndërprerja e seancave plenare në orën 22:00 dhe vijimi i tyre ditën pasardhëse, si dhe pezullimi automatik i masave disiplinore ndaj deputetëve në rast ankimi.

Ndryshimet parashikojnë edhe barazi në përbërjen e Sekretariatit të Etikës mes shumicës dhe opozitës, ku vota e sekretarit do të jetë përcaktuese në rast barazimi, si dhe barazi në numrin e këshilltarëve politikë për dy grupet më të mëdha parlamentare.

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, e cilësoi marrëveshjen si “fitore të parlamentarizmit”, duke theksuar se shumica mbetet e hapur për dialog me opozitën.

Ndryshimet janë përshëndetur edhe nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, e cila i ka cilësuar si një hap pozitiv për dialogun politik dhe funksionimin e demokracisë parlamentare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...