26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

30 vite në arrati marrin fund | ‘U përball me surprizën e US Marshals’ pas daljes nga burgu në Ohio, Sokol Hoxha në proces ekstradimi

Pas tre dekadash në arrati, vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha është ndaluar në SHBA dhe po përballet me një proces ekstradimi të kërkuar nga Shqipëria dhe Belgjika. Fotoja e siguruar ekskluzivisht nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, e tregon Hoxhën, 51 vjeç, pak momente pas arrestimit nga US Marshals më 5 maj në shtetin e Ohios.

Sipas burimeve pranë operacionit të koduar “Globe”, dy vite më parë Interpol Tirana u vu në lëvizje pas një informacioni se Hoxha po vuante një dënim në një burg amerikan për vepra penale të kryera atje. Në mungesë të shenjave të gishtave dhe me vetëm një fotografi të vjetër, identifikimi i tij ka qenë fillimisht i vështirë.

Në operacion janë përfshirë edhe autoritetet britanike, të cilat kishin të dhëna për Hoxhën pas kërkesës së tij për azil në Angli dhe marrjes së një pasaporte britanike, siç raportoi “Daily Telegraph”.

Pas përfundimit të dënimit në SHBA, ai është arrestuar menjëherë nga US Marshals në momentin kur po dilte nga burgu, duke menduar se kishte fituar lirinë.

Sokol Hoxha është shpallur një nga personat më të kërkuar nga Interpol Tirana për një vrasje të dyfishtë në Patos në vitin 1997, për të cilën është dënuar në mungesë me 25 vite burg. Ai akuzohet gjithashtu nga drejtësia belge për vrasjen e një 19-vjeçareje shqiptare në Belgjikë, krim për të cilin është dënuar me burgim të përjetshëm.

Aktualisht, Shqipëria dhe Belgjika po garojnë për ekstradimin e tij, ndërsa sipas burimeve juridike, rrethanat mund të favorizojnë Belgjikën për shkak të statusit të dënimit me burgim të përjetshëm. Ndërkohë, në SHBA ndaj tij po zhvillohet edhe hetim për hyrje të paligjshme dhe përdorim dokumentesh të falsifikuara.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...