20 C
Tiranë
Friday, July 10, 2026

Alibej rrëfen vrasjet: ‘Ishin në pritë, po qëllonin gjatë gjithë kohës…’ | Deklaratat e forta të të penduarit në dosjen e SPAK

Erjon Alibej, i penduar i drejtësisë, ka dhënë dëshmi të detajuara lidhur me vrasjen e vëllezërve Haxhia, duke përshkruar momentet e ngjarjes dhe rolin e personave të përfshirë.

“Po dal direkt tek dita e vrasjes së vëllezërve Haxhia që ka ndodhur… isha në tension dhe në diskutim edhe vetë, por edhe me Nuredinin për vrasjet e Altin Ndocit dhe Besmir Haxhisë”, ka deklaruar Alibej.

Ai ka treguar se sipas tij viktimat u nxorën në pritë dhe u ndoqën me automjet. “I kanë shkuar paralel me makinë dhe duke i gjuajtur gjatë gjithë kohës… pa e ditur që ishte edhe Viktor Haxhia”, tha ai, duke shtuar se gjatë operacionit ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me persona të përfshirë.

Në dosjen e SPAK, prokurorja Doloreza Musabelliu ka shpjeguar se Alibej ka kërkuar vetë të bashkëpunojë me organet e drejtësisë.

“Ka kërkuar të japë dëshmi me iniciativë… pas verifikimeve dhe kryqëzimeve vendosëm t’i japim statusin e bashkëpunëtorit”, ka deklaruar Musabelliu.

Ndërkohë, gjyqtari i Apelit të Posaçëm, Florjan Kalaja, ka ngritur debate mbi kuadrin ligjor të bashkëpunëtorëve të drejtësisë, duke theksuar se numri i veprave të përfshira në këtë mekanizëm është shumë i lartë.

“Kam arritur të bëj një inventar… janë 262 vepra të procedueshme me bashkëpunëtorë”, ka thënë Kalaja, duke shtuar se nevojiten ndryshime ligjore për harmonizimin e sistemit.

Prokurorja Musabelliu ka theksuar gjithashtu se statusi i bashkëpunëtorit jepet vetëm pas verifikimit të plotë të deklarimeve, besueshmërisë dhe fakteve të reja që dalin nga dëshmitë.

Proceset e lidhura me bashkëpunëtorët e drejtësisë vijojnë të mbeten në qendër të vëmendjes në disa dosje të krimit të organizuar, ku deklarimet e të penduarve po konsiderohen vendimtare për hetimet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama për protestat ndaj projektit të Zvërnecit: “Nuk kam frikë nga turma, kriteri do...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur në një intervistë për gazetën italiane “Corriere della Sera” për protestat e zhvilluara prej më shumë se një muaji...

SHBA godet rreth 90 objektiva ushtarake në Iran, rriten tensionet për Ngushticën e Hormuzit

0
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit vijojnë të përshkallëzohen, pasi Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi për një valë të re sulmesh ndaj...

Operacioni global i Interpolit kundër mashtrimeve, 5,800 të arrestuar dhe afro 300 milionë dollarë...

0
Rreth 5,800 persona janë arrestuar dhe afro 300 milionë dollarë janë sekuestruar në një operacion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me manipulim psikologjik, njoftoi sot Interpoli. Operacioni...

Ibrahimaj: Biznesi shqiptar duhet të përgatitet që sot për tregun unik europian

0
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në tryezën e diskutimit për programin kombëtar që synon përgatitjen e biznesit shqiptar për integrimin...

Vanesa Sono dhe Adion sjellin “Amore”: Zbulojnë frymëzimet dhe projektet e reja muzikore

0
Vanesa Sono dhe Adion kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor me titull “Amore”, duke i dhënë kështu start sezonit veror me...