Dafina Zeqiri ka marrë një surprizë të veçantë pas lajmit për shtatzëninë e saj të dytë. Këngëtarja ndau me ndjekësit në Instagram një dhuratë emocionuese të ardhur nga fituesja e Big Brother VIP Albania, Selin Bollati, dhe partneri i saj, DJ Gimbo.
Çifti kishte zgjedhur ta uronte artisten me një buqetë elegante lulesh dhe një kartolinë plot dashuri, e cila tërhoqi menjëherë vëmendjen e fansave.
“Coolest mamma in town!!! Shumë urime edhe shtatzëni të mbarë. Puthe Daskan nga ne dhe kujdesu për veten… much loveee Selin & Gimbo”, shkruhej në mesazhin dedikuar Dafinës.

Kjo surprizë vjen pak kohë pasi këngëtarja konfirmoi publikisht se është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Lajmin e ëmbël, Dafina e dha gjatë koncertit “Supernova” në Tiranë, ku emocionoi publikun teksa zbuloi se djali i saj, Daskan, shumë shpejt do të bëhet me një motër ose vëlla.
E njohur për energjinë dhe humorin në skenë, Dafina nuk i kurseu batutat as gjatë koncertit. Ajo u shpreh me humor se kishte kënduar “vetë e dyta”, ndërsa shtoi se së bashku me partnerin e saj, Kreshnik Gjergji, po krijojnë “një skuadër futbolli”.
Ndërkohë, fansat dhe miqtë e artistes kanë vijuar ta mbushin me urime dhe komente pozitive, duke e bërë këtë periudhë edhe më të veçantë për këngëtaren shqiptare.






