20.4 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

“Nafta ulet me 5 lekë”/ Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nga sot

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend, duke vendosur ulje për naftën dhe benzinën.

Sipas njoftimit zyrtar, çmimi i naftës është ulur me 5 lekë. Nga sot, gazoili do të shitet me pakicë jo më shumë se 190 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë do të jetë jo më shumë se 178 lekë për litër.

Ndërkohë, edhe benzina ka pësuar ndryshim. Sipas vendimit të ri të Bordit, çmimi i shitjes me pakicë do të jetë jo më shumë se 179 lekë për litër, ndërsa me shumicë jo më shumë se 167 lekë për litër.

Në njoftimin zyrtar, Bordi i Transparencës bëri të ditur se çmimet e reja hynë në fuqi më 27 maj 2026, në orën 13:30 dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme.

“Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 27 ora 13.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes”, thuhet në njoftim.

Bordi u ka tërhequr vëmendjen operatorëve të tregtimit të karburanteve për zbatimin e detyrueshëm të këtij vendimi, duke paralajmëruar masa në rast shkeljesh.

“Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit”, theksohet më tej.

Sipas sqarimit të bërë publik, referuar Aktit Normativ nr. 1, datë 3 prill 2026, niveli i akcizës ulet në 80% vetëm në rast se çmimi i gazoilit kalon 220 lekë/litër ose benzina 200 lekë/litër.

Por, duke qenë se çmimet aktuale janë nën këto kufij, autoritetet sqarojnë se akciza do të vijojë të aplikohet në nivelin e plotë, 100%.

Në deklaratë thuhet se Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë mbeten të angazhuara për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në tregun e karburanteve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...