32.5 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

“We accept… do you accept to marry him?”/ Rama ndan videokartolinën nga Brukseli, batutat me ministrat në prag të Konferencës BE–Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një “videokartolinë” nga Konferenca Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, e mbajtur një ditë më parë në Bruksel.

Në postimin e tij në Facebook, Rama ka ndarë momente nga para dhe gjatë zhvillimit të takimit, duke theksuar ndjesinë e afrimit të Shqipërisë me BE-në dhe duke shprehur krenari për ecurinë e vendit në procesin europian.

“MIRËMËNGJES dhe me krenarinë për Shqipërinë çdo hap e më shumë Europiane, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në postim.

Në pamjet e publikuara shfaqen edhe momente prapaskene para konferencës, ku Kryeministri shihet në një sallë së bashku me ministrat Ferit Hoxha, Besfort Lamallari, Toni Gogu dhe Delina Ibrahimaj, si dhe kryenegociatoren Majlinda Dhuka, duke diskutuar axhendën e takimit.

Në video, Rama dëgjohet duke shkëmbyer batuta me bashkëpunëtorët e tij:

“Ça kemi tani, çfarë do bëjmë?”, dëgjohet të thotë ai, ndërsa merr përgjigje mbi procedurat e konferencës.

Më tej, kryeministri shprehet me ironi gjatë diskutimit:

“We accept… do ta themi tani…”

dhe më pas vijon me një tjetër batutë në anglisht:

“Do you accept to marry him? Yes, I do. Do you accept to marry her? Yes, I do.”

Pamjet janë shpërndarë gjerësisht në rrjet, duke sjellë një moment më informal nga prapaskenat e një prej takimeve më të rëndësishme në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...