34.2 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

“Kurban Bajrami mbledh besimtarët në Durrës”/ Mesazhe për sakrificë, devotshmëri dhe harmoni shoqërore në Xhaminë e Madhe

Besimtarët myslimanë në të gjithë vendin po festojnë sot Kurban Bajrami, një nga festat më të rëndësishme të kalendarit islam, e cila simbolizon sakrificën, dashurinë dhe devotshmërinë ndaj Zotit.

Në orët e para të mëngjesit, qindra besimtarë në Durrës iu drejtuan Xhamia e Madhe e Durrësit, ku u fal namazi i Bajramit dhe u përcollën urimet mes besimtarëve.

Gjatë ligjëratës së mbajtur nga imamët, u theksua se mesazhi i Kurban Bajramit shkon përtej dimensionit fetar, duke përfaqësuar një filozofi sakrifice që, sipas tyre, është thelbësore për funksionimin e shoqërisë.

Në predikim u nënvizua se sakrifica individuale në kohë, mund dhe të ardhura është e domosdoshme për përparimin personal dhe kolektiv, ndërsa një rol të ngjashëm duhet ta kenë edhe institucionet në shërbim të qytetarëve.

Sipas ligjëruesve, vetëm përmes përkushtimit dhe përgjegjësisë së përbashkët mund të arrihet një nivel më i lartë ndërgjegjeje dhe harmonie shoqërore.

Pas përfundimit të faljes, besimtarët shkëmbyen urimet e rastit dhe vijuan festimet me familjet e tyre, duke e përcjellë mesazhin e Bajramit në rrethin familjar dhe shoqëror.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...