Postimi i fundit në rrjetet sociale nga këngëtarja Jonida Maliqi ka shkaktuar reagime të shumta online, duke rikthyer spekulimet për një raport të mundshëm me Alesio Aliaj.
Menjëherë pas publikimit të story-t, në rrjet kanë nisur komente dhe aludime se mes tyre mund të ketë më shumë se një miqësi, ndonëse nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.
As Jonida Maliqi dhe as Alesio Aliaj nuk kanë reaguar për këto zëra, duke zgjedhur të mos japin sqarime mbi raportin e tyre.
Megjithatë, postimi i fundit ka mjaftuar për të rikthyer vëmendjen te jeta private e këngëtares dhe për të nxitur diskutime të reja në rrjetet sociale.






