28.5 C
Tiranë
Friday, May 29, 2026
spot_img

“Kallëzime të ndërsjella dhe akuza për dhunë”/ Gazetarja Klodiana Lala zbardh përplasjen mes biznesmenëve: “Policia ka hezituar të marrë kallëzim”

Gazetarja Klodiana Lala ka ngritur shqetësime mbi një konflikt të rëndë mes biznesmenit Idajet Ismailaj dhe ortakut të tij Sokol Agalliu, i cili është edhe nipi i tij.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lala tha se ngjarja është serioze dhe se palët kanë përfunduar me kallëzime të ndërsjella, ndërsa Agalliu ka marrë ndihmë mjekësore në spital.

Sipas saj, përplasja ka ndodhur në ambientet e zyrave të bizneseve dhe lidhet me konflikte financiare dhe pronësie, përfshirë pretendime për humbje të mëdha dhe abuzime me pasuri të paluajtshme.

Në studio, moderatori Ylli Rakipi dhe të ftuarit ngritën shqetësime për mënyrën e trajtimit të rastit.

“Kur rrihen fakirët, lajmërohet policia. Këtu tani, u dha ndonjë njoftim?” – u shpreh Rakipi gjatë diskutimit.

Nga ana e saj, Lala theksoi se deri më tani nuk ka pasur reagim zyrtar nga Policia e Shtetit dhe se marrja e kallëzimit ka qenë e vështirë, duke ngritur pikëpyetje për mënyrën e menaxhimit të rastit.

Ajo shtoi se palët kanë paraqitur pretendime të kundërta për dhunë dhe abuzime financiare, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e konfliktit.

Sipas deklarimeve në studio, janë ngritur edhe pretendime për mungesë transparence dhe për zhdukje të materialeve filmike nga vendngjarja, por këto mbeten ende të pakonfirmuara zyrtarisht.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Më tha se fëmija s’ishte i imi” – rrëfimi në gjykatë i shqiptarit që...

0
Detaje të rënda janë zbardhur në një proces gjyqësor në Greqi, ku po gjykohet Kastriot Cenko, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij,...

‘Kam një surprizë te stallat’ – Ilir Shaqiri ndez dyshimet për 10 mijë eurot...

0
Kërkimi për 10 mijë eurot e fshehura në formatin “Ferma VIP” ka marrë një kthesë të papritur, pasi dyshimet tani janë përqendruar te Ilir...

‘Ar i zi’ që rritet në Shqipëri shitet deri në 3000 dollarë/kg – tartufi...

0
Një produkt natyror i rrallë që rritet në disa zona të Shqipërisë po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e tregut ndërkombëtar, duke u...

17-vjeçari vdes pas plagosjes në Kamzë – ‘Arma u shkrep aksidentalisht brenda banesës’, shokët...

0
Ka përfunduar në tragjedi ngjarja e rëndë e regjistruar më 24 maj në periferi të Tiranës, ku një 17-vjeçar i plagosur me armë zjarri...

Cllevio në GJKKO për çështjen e Laert Haxhiut: ‘Noizy të vijë këtu të përballet’...

0
Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio, është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), në kuadër të procesit gjyqësor që lidhet...