25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

“26 maji bashkoi dy histori”/ Rama në Korçë: nga dhuna e 1996-s te “shtëpia e Europës së Bashkuar”

Në kuadër të 35-vjetorit të Partia Socialiste e Shqipërisë, kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim në Korçë, ku është ndalur te dy ngjarje që, sipas tij, lidhen me të njëjtën datë historike, 26 maj.

“Një koincidencë e madhe bashkoi një datë, 26 majin,” u shpreh Rama, duke iu referuar si zgjedhjeve të vitit 1996 ashtu edhe zhvillimeve politike të viteve të fundit.

Ai tha se 26 maji i vitit 1996 ishte një moment i dhunshëm për socialistët dhe për demokracinë në Shqipëri, duke e cilësuar atë periudhë si një sfidë të rëndë për institucionet dhe procesin zgjedhor.

“U përballën me furinë e dhunës dhe brutalitetit… u grabit rezultati i zgjedhjeve,” deklaroi Rama gjatë fjalimit.

Ai shtoi se në atë kohë opozita, sipas tij, përballej me represion dhe media opozitare ishte e kufizuar, duke e përshkruar periudhën si “regjim brutal”.

Në pjesën tjetër të fjalimit, Rama u ndal te zhvillimet e fundit politike, duke theksuar se Partia Socialiste ka çuar vendin “një hap më afër Europës së Bashkuar”.

“Sot ia kemi ngritur çdo shqiptari kudo në botë,” tha ai, duke e lidhur progresin e vendit me integrimin europian.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...