Kërkimi për 10 mijë eurot e fshehura në formatin “Ferma VIP” ka marrë një kthesë të papritur, pasi dyshimet tani janë përqendruar te Ilir Shaqiri.
Balerini ka lënë të habitur banorët me një deklaratë që është interpretuar si nënkuptim për zbulimin e vendndodhjes së parave.
“Kam një surprizë për ju, të paparë. Do e merrni vesh kur të shkoni te stallat. Ju vazhdoni gërmoni”, u shpreh ai.
Pas kësaj deklarate, fermerët kanë reaguar të paqartë, duke mos ditur nëse bëhet fjalë për një lojë psikologjike apo për një informacion real mbi shumën e fshehur.
Dyshimet janë shtuar edhe më shumë, pasi deklarata është parë si një përpjekje për të çorientuar grupin ose për të shtyrë garën në një drejtim tjetër, ndërsa kërkimi për paratë vijon brenda formatit.






