21.3 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

“Më tha se fëmija s’ishte i imi” – rrëfimi në gjykatë i shqiptarit që vrau bashkëshorten në Greqi

Detaje të rënda janë zbardhur në një proces gjyqësor në Greqi, ku po gjykohet Kastriot Cenko, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Alba Cenko, nënë e dy fëmijëve.

Sipas dëshmisë së tij në sallën e gjyqit, marrëdhënia mes çiftit ishte përkeqësuar prej kohësh, mes debateve të shpeshta, xhelozisë dhe dyshimeve për tradhti.

Ai ka deklaruar se besonte që bashkëshortja e tradhtonte me një shok të fëmijërisë së tij, por, sipas tij, ata kishin vijuar bashkëjetesën për shkak të fëmijëve.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 29 nëntor 2024 në Ampelokipi të Greqisë.

“Debati fatal shpërtheu kur Alba më tha se do të më linte dhe se fëmija i vogël nuk ishte i imi. Kjo më errësoi”, është shprehur ai para gjykatës.

Sipas deklarimeve të tij, pas konfliktit ai e ka goditur bashkëshorten me çekiç në kokë, ndërsa fëmijët ndodheshin në një dhomë tjetër të banesës.

Hetimet tregojnë se më pas ai ka fshehur trupin fillimisht në një dollap dhe më vonë e ka zhvendosur në papafingon e ndërtesës, në përpjekje për të shmangur zbulimin.

Autoritetet greke kanë zbuluar gjithashtu se për disa ditë ai ka përdorur telefonin e viktimës për t’u dërguar mesazhe familjarëve të saj, duke krijuar përshtypjen se ajo ishte ende gjallë.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik në Greqi dhe në Shqipëri, ndërsa procesi gjyqësor vijon.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...