20.5 C
Tiranë
Tuesday, June 2, 2026
spot_img

Tragjedia në Lushnjë: “Xhironte gomat para Komisariatit dhe u largua me shpejtësi” – humb jetën 43-vjeçari Ernis Xhumari

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti fatal në qytetin e Lushnjës, ku humbi jetën 43-vjeçari Ernis Xhumari.

Sipas raportimeve, viktima ka shkuar para Komisariatit të Policisë Lushnjë, ku dyshohet se ka kryer manovra të rrezikshme me automjetin e tij dhe ka përdorur fjalor ofendues. Pas këtyre veprimeve, policia ka ndërhyrë dhe i është vënë në ndjekje.

Në tentativë për t’iu larguar forcave të rendit, 43-vjeçari ka lëvizur me shpejtësi të lartë, duke humbur kontrollin e automjetit. Mjeti është përplasur me bordurat anësore të rrugës në zonën e njohur si “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, më pas është përmbysur dhe është përfshirë nga flakët. Pavarësisht ndërhyrjes, drejtuesi nuk ka mundur të mbijetojë.

Policia ka dhënë edhe njoftimin zyrtar mbi ngjarjen:

“Rreth orës 01:45, të datës 02.06.2026, punonjësit e sallës operative të Komisariatit të Policisë Lushnjë, nëpërmjet kamerave të sigurisë, kanë konstatuar përpara Komisariatit, një automjet tip ‘Mercedes-Benz’, duke kryer manovra të çrregullta, dhe më pas drejtuesi i automjetit ka dalë nga automjeti duke bërtitur para Komisariatit, veprim të cilin e ka përsëritur disa herë.

Në këto kushte, salla operative ka njoftuar Patrullën e Përgjithshme që ishte me shërbim në qytet, për t’u afruar në Komisariat, me qëllim verifikimin e drejtuesit të automjetit dhe arsyen e sjelljeve të tij.

Drejtuesi i automjetit, sapo ka parë Patrullën e Përgjithshme që vinte drejt Komisariatit, është larguar me shpejtësi të madhe dhe pas disa minutash dyshohet se për shkak të shpejtësisë së madhe dhe humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit, automjeti është përplasur me bordurat anësore të rrugës, në vendin e quajtur ‘Rrethrrotullimi i Plasmasit’ dhe është përmbysur. Si pasojë, drejtuesi i automjetit, shtetasi E. Xh., 43 vjeç, ka humbur jetën. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident i rëndë në Kaninë të Vlorës, shoferi mbetet i bllokuar në makinë –...

0
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në zonën e Kaninës në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, një...

“37% e procedimeve nga SPAK janë iniciuar nga vetë institucioni” – Ministri i Drejtësisë...

0
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, gjatë fjalës së tij në prezantimin e rekomandimeve para Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela dhe drejtuesit të SPAK, ka...

Nisin sot provimet e Maturës Shtetërore: mbi 26 mijë maturantë në testin e parë...

0
Nisin këtë të martë provimet e Maturës Shtetërore në të gjithë vendin. Mbi 26 mijë maturantë do t’i nënshtrohen testit të parë, atij të...

Nga qelia drejt Cepanit për t’i dhënë lamtumirën e fundit të atit/ Ilir Meta...

0
Ilir Meta ka lënë mëngjesin e sotëm ambientet e paraburgimit për t’u nisur drejt Cepanit të Skraparit, ku do të marrë pjesë në ceremoninë...

“Po Shqipëria s’mund ta ketë Costa Navarinon e saj?”/ Rama krahason Zvërnecin me resortin...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me debatin për projektin turistik në Zvërnec, duke e krahasuar atë me kompleksin prestigjioz Costa Navarino në...