35.1 C
Tiranë
Friday, September 11, 2026

‘Zhurma e takave po më çmendte’ – 22-vjeçari akuzohet për dy vrasje brenda pak orësh në SHBA

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur Long Island në SHBA, ku 22-vjeçari Ronnie Yahir Alvarenga Rivera akuzohet për vrasjen e dy grave brenda pak orësh.

Sipas autoriteteve amerikane, viktima e parë ishte fqinja e tij, 57-vjeçarja Raquel Hernandez Castillo. Prokurorja e Qarkut Nassau, Ann Donnelly, deklaroi se i riu u kishte thënë hetuesve se ishte irrituar nga zhurmat që ajo bënte në apartament.

“Zhurma e takave të larta dhe fakti që fliste me zë të lartë në telefon po më çmendnin”, mësohet të ketë deklaruar ai gjatë hetimeve.

Sipas akuzës, më 30 prill ai e sulmoi gruan me thikë, duke i shkaktuar plagë të shumta fatale. “Kur u arrestua, rrobat e tij ishin të mbuluara me gjak”, tha Donnelly gjatë një deklarate për mediat.

Hetuesit thonë se pas krimit të parë, Rivera kishte arritur në përfundimin se arrestimi i tij ishte i pashmangshëm dhe vendosi të kryente një tjetër sulm. Pak pas mesnatës së 1 majit, ai dyshohet se sulmoi një 42-vjeçare me të cilën kishte pasur mosmarrëveshje të mëparshme dhe nga e cila ndihej “i parespektuar”.

Sipas dosjes hetimore, gruaja nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Pas krimit të dytë, i dyshuari telefonoi vetë policinë rreth orës 03:00 të mëngjesit.

“Unë vrava dikë sonte”, mësohet t’u ketë thënë ai autoriteteve.

Mediat amerikane raportojnë se Rivera vuante nga probleme të shëndetit mendor, megjithëse detajet mbi gjendjen e tij nuk janë bërë publike nga autoritetet. Ai kishte hyrë në Shtetet e Bashkuara në vitin 2016, kur ishte 12 vjeç.

Të martën, 22-vjeçari doli para gjykatës dhe u deklarua i pafajshëm ndaj akuzave për vrasje të shkallës së parë dhe të dytë, si dhe për vepra të tjera penale që lidhen me dy ngjarjet.

Rasti ka shkaktuar reagime të forta në komunitetin lokal dhe ka rikthyer debatin mbi emigracionin e paligjshëm, sigurinë publike dhe trajtimin e personave me probleme të shëndetit mendor në SHBA.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plas skandali me arratisjen e Ergys Agasit: Pikëpyetjet e mëdha për drejtoren Vlora Hyseni...

0
Tiranë — Një stuhi e fuqishme dyshimesh, pyetjesh të pashpjeguara dhe heshtjeje zyrtare ka mbuluar godinën e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), pas shpalljes në...

Zbardhen prapaskenat e reja të ekzekutimit të Ferdinant Hotit: Hetimet përqendrohen te larja e...

0
Padova (Itali) — Detaje të reja e tronditëse kanë dalë në dritë nga hetimet e ethshme që po kryejnë Karabinierët e Padovës mbi vrasjen...

PD-ja ngre alarm për trafikanët e armëve: Do kërkojmë hetim ndërkombëtar pas audiopërgjimeve të...

0
Tiranë — Partia Demokratike ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke paralajmëruar se do të kërkojë edhe ndërhyrjen e partnerëve ndërkombëtarë për zbardhjen...

“Mbi 5,200 hektarë të djegur vetëm në korrik-gusht!”/ Zjarret pushtuan Himarën e Shkodrën, ekspertët...

0
Tiranë — Shqipëria po përballet me një rritje serioze të rrezikut nga zjarret si pasojë e ndryshimeve klimatike, ndërsa ekspertët e mjedisit ngrenë pikëpyetje...

Rama i përgjigjet ashpër Partisë Demokratike Europiane: Po minimizoni dhunën e protestuesve

0
Tiranë — Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një tjetër replikë të fortë ndaj Partisë Demokratike Europiane (PDE), duke i akuzuar përfaqësuesit e saj për...