20.7 C
Tiranë
Wednesday, June 3, 2026
spot_img

“Debutim i madh në ‘Air Albania’”/ Shqipëria sfidon Izraelin, Maran nis aventurën me kuqezinjtë

Kombëtarja shqiptare rikthehet këtë të mërkurë në fushë për një ndeshje miqësore ndaj Izraelit në stadiumin “Air Albania”, me fillim nga ora 20:00, një test i rëndësishëm për të vlerësuar formën e lojtarëve në fundin e sezonit, por edhe për të parë qasjen e re të pankinës kuqezi.

Vëmendja kryesore është te debutimi i trajnerit të ri, Rolando Maran, i cili zhvillon ndeshjen e parë në drejtimin e Shqipërisë dhe pritet të sjellë edhe ndryshime në ide dhe skemë loje.

Sipas pritshmërive, në këtë sfidë mund të debutojë edhe mesfushori Luis Hasa, i cili projektohet të luajë pas sulmuesit kryesor në rolin e fantazistit.

Në prapavijë, pas mungesës së Ismajlit, mbrojtja mund të formohet nga Ajeti dhe Gjimshiti në qendër, me Hysaj dhe Mitaj në krahë. Në portë pritet balotazh i fituar nga Alen Sherri, ndërsa në mesfushë konfirmohen Shehu dhe Asllani.

Në repartin ofensiv, Uzuni dhe Bajrami pritet të jenë titullarë, ndërsa në majën e sulmit rikthehet Armando Broja, duke kompletuar një formacion që pritet të testohet në këtë fazë tranzicioni për kombëtaren.

Sfida me Izraelin ka edhe një histori të veçantë, pasi është përballja e shtatë mes dy kombëtareve, por e para në formë miqësore. Deri tani, bilanci anon nga izraelitët, me Shqipërinë që ka fituar dy ndeshje dhe ka humbur katër.

Vetëm tre ditë më vonë, më 6 qershor, kuqezinjtë do të rikthehen sërish në “Air Albania” për një tjetër miqësore, këtë herë ndaj Luksemburgut.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

4.800 bimë kanabisi në magazinën e braktisur në Nottinghamshire – gjashtë shqiptarë pranojnë fajin

0
Një bandë prej gjashtë emigrantësh të paligjshëm është kapur nga autoritetet britanike në një operacion të gjerë antidrogë në Nottinghamshire, ku u zbulua një...

Tentativa për vrasje me eksploziv në Sarandë/ Policia: Arrestohet 21-vjeçari, iu gjet edhe pistoletë...

0
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Sarandë, ku një automjeti iu vendos lëndë plasëse në një akt të dyshuar...

“14 vite burg për ‘kimistin’ e laboratorit të Frakullës”/ SPAK kërkon dënimin për kolumbianin...

0
SPAK ka shpallur pretencën ndaj Samir Rosales Rodriguez, shtetas kolumbian i akuzuar si një nga figurat kyçe në skemën e laboratorit të kokainës në...

“BE kundër kontrolleve të zgjatura kufitare”/ Komisioni Evropian kërkon heqjen graduale të masave në...

0
Komisioni Evropian (KE) ka vënë në pikëpyetje zgjatjen e kontrolleve kufitare të vendosura nga Gjermania në hapësirën Schengen Area, duke theksuar se arsyetimet e...

“Fali Zot se s’dinë se ç’bëjnë”/ Rama publikon videon e protestuesve para selisë së...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës kundër projektit në Zvërnec, gjatë së cilës një grup protestuesish u ndalën edhe para selisë së Partia...