31 C
Tiranë
Monday, July 27, 2026

“Doli me motor dhe humbi pa gjurmë”/ Alarm për zhdukjen e 34-vjeçarit në Tiranë, familjarët: Kemi tre ditë pa asnjë kontakt

Një 34-vjeçar nga Tirana rezulton i zhdukur prej tre ditësh, ndërsa familjarët e tij kanë humbur çdo kontakt dhe po kërkojnë ndihmën e qytetarëve për ta gjetur.

Bëhet fjalë për Eglant Koçin, i lindur më 17 shtator 1991, i cili është parë për herë të fundit në zonën e Sheshit Wilson në Tiranë.

Sipas familjarëve, ai ka lëvizur me një motor me targë CT969 dhe që nga ai moment nuk ka pasur më asnjë informacion për vendndodhjen e tij.

Rasti është denoncuar pranë autoriteteve, ndërsa policia po kryen verifikimet përkatëse për zbardhjen e rrethanave të zhdukjes.

Familjarët shprehen të shqetësuar për fatin e 34-vjeçarit dhe vijojnë kërkimet, teksa nuk përjashtojnë as mundësinë që ai të ketë rënë pre e një rrëmbimi.

Ata u bëjnë apel qytetarëve që mund ta kenë parë ose të disponojnë informacion mbi vendndodhjen e tij të kontaktojnë menjëherë familjen ose autoritetet.

Çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e Eglant Koçit mund të përcillet në numrin e telefonit: 068 506 1619.

Ndërkohë, familjarët shpresojnë që publikimi i rastit të ndihmojë në gjetjen sa më të shpejtë të 34-vjeçarit, për të cilin prej tre ditësh nuk ka asnjë gjurmë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Për bionden që më ka vjedhur zemrën”/ Mateo surprizon Brikenën me një dedikim romantik...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim...

Rama për manipulimin online: “Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit, nuk duhet më...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja janë kthyer në një sfidë të re për demokracitë, duke theksuar...

Rama për “revolucionin e flamingove”: “Është një shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit, duhet të...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ashtuquajturi “revolucion i flamingove” është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, teksa mori pjesë në...

Horoskopi i dashurisë në fund të korrikut/ Tre shenjat që mund të përballen me...

0
Fundi i korrikut mund të sjellë emocione të forta në jetën sentimentale të disa shenjave të zodiakut, sipas astrologjisë. Për disa persona kjo periudhë...

Tragjedi në Venezuelë/ Bilanci i tërmeteve arrin në 5.546 viktima, mijëra të plagosur dhe...

0
Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, bilanci i viktimave ka arritur në 5.546 persona të vdekur, ndërsa 16.740 të tjerë...