22.6 C
Tiranë
Monday, June 8, 2026

“Jam falënderues që jam gjallë”/ Gashi publikon foton nga spitali dhe lëshon mesazhin e fortë: “Shqipëria nuk është në shitje”

Reperi me famë ndërkombëtare, Gashi, ka shqetësuar fansat pasi ka publikuar një fotografi nga shtrati i spitalit, duke treguar se po përballet me një periudhë të vështirë shëndetësore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, artisti bëri të ditur se është detyruar të anulojë disa nga aktivitetet e planifikuara për shkak të gjendjes së tij, pa zbuluar më shumë detaje rreth problemit shëndetësor.

“Jam falënderues që jam gjallë… po e marr çdo gjë hap pas hapi”, shkroi Gashi, duke lënë të kuptohet se po kalon një sfidë serioze, por se po përpiqet ta përballojë me qetësi dhe optimizëm.

Artisti tregoi se kjo periudhë e vështirë e ka bërë të reflektojë më shumë dhe të vlerësojë jetën, ndërsa mesazhi i tij ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët i kanë uruar shërim të shpejtë.

Megjithatë, vëmendjen më të madhe e tërhoqi fjalia e fundit e postimit të reperit, ku ai shprehu hapur qëndrimin e tij për zhvillimet në Shqipëri.

“Dhe Shqipëria nuk është në shitje”, shkroi Gashi, duke e shoqëruar mesazhin me flamurin kuqezi.

Deklarata e artistit është interpretuar nga shumë ndjekës si një mbështetje për kauzat sociale dhe mjedisore që po diskutohen së fundmi në Shqipëri, veçanërisht debatet që lidhen me mbrojtjen e zonave natyrore dhe projektet e zhvillimit në bregdet.

I njohur për lidhjen e fortë me origjinën e tij shqiptare, Gashi ka treguar shpesh krenarinë për rrënjët e tij, ndërsa edhe këtë herë zgjodhi të përcjellë një mesazh që ka ngjallur diskutime të shumta në rrjetet sociale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Paguaj 1.5 milionë euro dhe del i lirë” – shqiptari Flamur S. mbyll marrëveshjen...

0
Shqiptari Flamur S. është liruar nga burgu pas një marrëveshjeje për pranimin paraprak të fajësisë në një nga proceset më të mëdha të drogës...

“Brenda pak minutash u zhdukën 60 mijë euro” – grabitja misterioze në ‘OTP Bank’,...

0
Një grabitje e dyshimtë ka ndodhur në një degë banke në Tiranë, ku një autor i paidentifikuar ka arritur të marrë rreth 60 mijë...

Plagoset me armë në Kamëz, ndërron jetë në Spitalin e Traumës – policia identifikon...

0
Kamza është tronditur nga një ngjarje e rëndë me armë zjarri, ku një person ka mbetur fillimisht i plagosur dhe më pas ka humbur...

“Po dalin paralajmërimet e mia” – Ardit Bido reagon për investimin e Kushner në...

0
Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, ka reaguar në rrjetet sociale pas diskutimeve që po qarkullojnë mbi investimin e planifikuar nga Jared Kushner në...

“Zgjohu Shqipëri, Rama të dorëhiqet” – emigrantët shqiptarë në Toronto i bashkohen protestave kundër...

0
Protestat kundër kryeministrit Edi Rama janë shtrirë edhe jashtë vendit, duke mbërritur deri në Kanada, ku emigrantë shqiptarë janë mbledhur në Toronto për të...