24.5 C
Tiranë
Friday, September 11, 2026

“Unë nuk quhem më ‘single’ tani?”/ Soni Malaj befason pas surprizës së Florit: “Ndoshta pleqëria është më e ëmbël për t’u kaluar bashkë”

Raporti mes këngëtares Soni Malaj dhe kantautorit Flori Mumajesi ka rikthyer sërish vëmendjen e publikut, pas një momenti emocionues në Ferma VIP.

Gjatë spektaklit “Prime”, Soni u përball me pyetjet e moderatores Arbana Osmani lidhur me surprizën e veçantë me 300 dronë, e cila u interpretua gjerësisht si një mesazh mbështetjeje nga Flori.

E pyetur nëse e kishte pritur një gjest të tillë, këngëtarja u shpreh:

“Unë gjithmonë e kam pasur të nevojshme mbështetjen e Florit. Pa diskutim ka qenë shumë i rëndësishëm për mua. Si ai, edhe unë, jemi persona shumë diskretë. Pavarësisht këtij vizibiliteti të madh, gjërat personale i mbajmë private. Prisja ndoshta diçka të vogël, por jo aq të madhe. Për mua ishte një lumturi shumë e madhe, sepse Flori është një tip që nuk flet shumë. Nuk është i fjalëve të mëdha, gjithmonë kemi folur me vepra.”

Soni theksoi se respekti mes tyre ka mbetur i pandryshuar ndër vite, pavarësisht aludimeve të ndryshme në publik.

“Ne kemi një respekt reciprok për njëri-tjetrin. Pavarësisht aludimeve që mund të jenë bërë në publik apo në media, ne e kemi mbështetur gjithmonë njëri-tjetrin.”

Momenti u bë edhe më interesant kur Arbana zbuloi se Flori e ndjek rregullisht programin. E pyetur se çfarë mesazhi do t’i dërgonte, Soni la të kuptohej se topi është tashmë në fushën e tij.

“Unë besoj që në një marrëdhënie hapat pak më të rëndësishëm duhet t’i marrë mashkulli. Ai gjërat nga ana ime i di, kështu që nuk kam çfarë t’i them.”

Më pas, duke kujtuar një bisedë me Mozën, ajo shtoi me humor:

“I thashë Mozës që ndoshta pleqëria është më e ëmbël për t’u kaluar bashkë.”

Por deklarata që shkaktoi më shumë reagime ishte pyetja e saj drejtuar produksionit:

“Tani vetëm një pyetje kam. Unë kam hyrë në fermë me statusin ‘single’. Unë nuk quhem më ‘single’ tani, që ta di? Merrni një konfirmim nga Flori, se mos na hyn ndonjë fermer dhe ku i dihet.”

Megjithatë, Arbana Osmani sqaroi se surpriza me dronë ishte thjesht një shenjë mbështetjeje dhe jo një deklaratë zyrtare për rikthimin e çiftit.

Nga ana tjetër, Moza nuk i kurseu batutat:

“Mos u gënje nga një dron, thuaj të vijë vetë këtu.”

Momenti është bërë viral në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës kanë reaguar me humor dhe kuriozitet për raportin mes Sonit dhe Florit, duke komentuar: “Po Flori a e di që i ka dërguar dronë Sonit?”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plas skandali me arratisjen e Ergys Agasit: Pikëpyetjet e mëdha për drejtoren Vlora Hyseni...

0
Tiranë — Një stuhi e fuqishme dyshimesh, pyetjesh të pashpjeguara dhe heshtjeje zyrtare ka mbuluar godinën e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), pas shpalljes në...

Zbardhen prapaskenat e reja të ekzekutimit të Ferdinant Hotit: Hetimet përqendrohen te larja e...

0
Padova (Itali) — Detaje të reja e tronditëse kanë dalë në dritë nga hetimet e ethshme që po kryejnë Karabinierët e Padovës mbi vrasjen...

PD-ja ngre alarm për trafikanët e armëve: Do kërkojmë hetim ndërkombëtar pas audiopërgjimeve të...

0
Tiranë — Partia Demokratike ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke paralajmëruar se do të kërkojë edhe ndërhyrjen e partnerëve ndërkombëtarë për zbardhjen...

“Mbi 5,200 hektarë të djegur vetëm në korrik-gusht!”/ Zjarret pushtuan Himarën e Shkodrën, ekspertët...

0
Tiranë — Shqipëria po përballet me një rritje serioze të rrezikut nga zjarret si pasojë e ndryshimeve klimatike, ndërsa ekspertët e mjedisit ngrenë pikëpyetje...

Rama i përgjigjet ashpër Partisë Demokratike Europiane: Po minimizoni dhunën e protestuesve

0
Tiranë — Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një tjetër replikë të fortë ndaj Partisë Demokratike Europiane (PDE), duke i akuzuar përfaqësuesit e saj për...