30.7 C
Tiranë
Monday, July 27, 2026

“Polici qëlloi i pari, nuk tha as ‘dorëzohu’”/ Flet nëna e Violand Braçellarit: “Më dhemb njësoj si të më kishte vdekur djali”

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit të arrestuar pas përplasjes me armë me Policinë në Lozhan të Maliqit, ngjarje ku humbi jetën efektivi i Forcës së Posaçme “Shqiponja”, Enea Mekolli, ndërsa mbeti i plagosur efektivi Edison Adri.

Në një intervistë për mediat, ajo ka dhënë versionin e saj për ngjarjen, duke pretenduar se djali i saj nuk ka qëlluar i pari ndaj forcave të policisë.

“Polici i ra më parë, pastaj qëlloi djali im. Policia nuk tha as dorëzohuni, as që ishin polic. Violandi ishte fshehur në cep dhe kaloi lart”, deklaroi ajo.

Nëna e 43-vjeçarit tregoi se djali i saj prej vitesh jetonte i fshehur në mal dhe se rrallëherë kthehej pranë familjes.

“Violandi me mua nuk rrinte. Ishte i dënuar me 10 vite burg. Vinte ndonjëherë të hante bukë, por jetonte vetëm në mal. Asnjëherë nuk shkonte në fshat apo në qytet. Kjo situatë ka tetë vite kështu”, u shpreh ajo.

Duke komentuar humbjen e jetës së efektivit Enea Mekolli, ajo tha se ndjen dhimbje të madhe për familjen e tij.

“Më vjen shumë keq, zëre sikur më vdiq djali im. Më dhemb shumë për atë djalë. Nuk i njoh, por jam me ta. Detyra e tij ishte ajo që bënte”, tha nëna e Braçellarit.

Ajo mohoi gjithashtu se djali i saj kishte kultivuar lëndë narkotike apo se kishte bashkëpunuar me Policinë gjatë viteve që ishte në kërkim.

“Çfarë thua? Ata e kishin halë në sy. Kudo që dilte do i kontrollonin makinat dhe çdo gjë që kishte me vete”, deklaroi ajo.

E pyetur nëse e dinte që i biri mbante armë, ajo u përgjigj:

“Nuk e dija që kishte armë. Nuk e kam parë asnjëherë me armë. Nuk ka djali t’i thotë nënës se mban armë.”

Në fund, ajo konfirmoi se do ta takojë djalin e saj pas arrestimit.

“Do e takoj, se e kam djalë. Më dhemb shumë. Kam gjithë këto vite me të”, u shpreh nëna e Violand Braçellarit.

Ndërkohë, hetimet për ngjarjen tragjike vijojnë, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të përplasjes që i mori jetën efektivit 34-vjeçar Enea Mekolli.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Për bionden që më ka vjedhur zemrën”/ Mateo surprizon Brikenën me një dedikim romantik...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim...

Rama për manipulimin online: “Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit, nuk duhet më...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja janë kthyer në një sfidë të re për demokracitë, duke theksuar...

Rama për “revolucionin e flamingove”: “Është një shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit, duhet të...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ashtuquajturi “revolucion i flamingove” është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, teksa mori pjesë në...

Horoskopi i dashurisë në fund të korrikut/ Tre shenjat që mund të përballen me...

0
Fundi i korrikut mund të sjellë emocione të forta në jetën sentimentale të disa shenjave të zodiakut, sipas astrologjisë. Për disa persona kjo periudhë...

Tragjedi në Venezuelë/ Bilanci i tërmeteve arrin në 5.546 viktima, mijëra të plagosur dhe...

0
Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, bilanci i viktimave ka arritur në 5.546 persona të vdekur, ndërsa 16.740 të tjerë...