30.7 C
Tiranë
Monday, July 27, 2026

“Aman, mos ndalet projekti”/ Rama pas takimit në Zvërnec: Banorët nuk kërkuan bllokimin e investimit, por zhvillim

Kryeministri Edi Rama ka folur për takimin e zhvilluar me banorët e zonës së Zvërnecit, në mes të debateve dhe protestave kundër projektit turistik që parashikohet të realizohet në këtë zonë.

Gjatë podcastit “Flasim”, Rama deklaroi se banorët me të cilët u takua nuk e kanë kundërshtuar investimin, por kanë ngritur shqetësime konkrete që lidhen me çështjet e pronësisë dhe zhvillimin e zonës.

Sipas tij, pjesëmarrësit në takim janë sulmuar padrejtësisht në rrjetet sociale, duke u etiketuar si persona të mbledhur me detyrim ose që nuk përfaqësojnë komunitetin lokal.

“Këtë javë shkova dhe takova banorët e zonës së Zvërnecit. Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga flamingot online si njerëz të mbledhur me zor, si njerëz të mbledhur kokërr më kokërr, si njerëz që nuk përfaqësonin komunitetin. Ndërkohë që ata janë njerëzit që jetojnë në atë zonë”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se në takim morën pjesë banorë që jetojnë dhe punojnë në zonë, persona që pretendojnë prona në territorin ku do të zhvillohet projekti dhe familje që sigurojnë të ardhurat nga aktivitetet ekonomike lokale.

“Nuk vajta të takoj njerëz të mbledhur nga Narta poshtë apo nga Vlora lart. Vajta të takoj ata që janë aty, pikërisht ata që e kanë interesin e drejtpërdrejtë, qoftë për të drejtën e pronës, qoftë për të drejtën që të dëgjohen, qoftë edhe për të drejtën që të zhvillohen”, tha ai.

Rama shtoi se diskutimet janë fokusuar tek problematikat konkrete dhe jo tek kundërshtimi i investimit.

“Ishte një bisedë për shqetësimet konkrete, për problematikat konkrete, për mënyrën se si adresohet një pretendim apo një pronë e kthyer dhe e regjistruar. Në fund gjithçka ishte pozitive mes njerëzish që diskutojnë si njerëz”, deklaroi Kryeministri.

Në fund të fjalës së tij, Rama tha se ajo që i ka bërë më shumë përshtypje ishte fakti se askush nga të pranishmit nuk ka kërkuar ndalimin e projektit.

“Në asnjë moment nuk dëgjova prej tyre të vihej në diskutim vetë ideja që ky investim duhet të ndalet. Madje, përkundrazi, ndjeva shqetësim edhe më pas kur dolëm; ndjeva shqetësim që: ‘Aman, mos ndalet, aman, mos ta humbasim këtë gjë’”, deklaroi Rama.

Deklaratat e Kryeministrit vijnë në një kohë kur protestat kundër projektit në Zvërnec dhe Nartë po vijojnë si në Shqipëri, ashtu edhe në komunitetet shqiptare jashtë vendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Për bionden që më ka vjedhur zemrën”/ Mateo surprizon Brikenën me një dedikim romantik...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim...

Rama për manipulimin online: “Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit, nuk duhet më...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja janë kthyer në një sfidë të re për demokracitë, duke theksuar...

Rama për “revolucionin e flamingove”: “Është një shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit, duhet të...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ashtuquajturi “revolucion i flamingove” është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, teksa mori pjesë në...

Horoskopi i dashurisë në fund të korrikut/ Tre shenjat që mund të përballen me...

0
Fundi i korrikut mund të sjellë emocione të forta në jetën sentimentale të disa shenjave të zodiakut, sipas astrologjisë. Për disa persona kjo periudhë...

Tragjedi në Venezuelë/ Bilanci i tërmeteve arrin në 5.546 viktima, mijëra të plagosur dhe...

0
Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, bilanci i viktimave ka arritur në 5.546 persona të vdekur, ndërsa 16.740 të tjerë...