24.8 C
Tiranë
Monday, July 27, 2026

‘Sot vendosin ata që votojnë’ / Kurti pas votimit: Pjesëmarrje sa më e lartë për institucione më legjitime

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka votuar në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duke bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të lartë të qytetarëve në procesin zgjedhor.

Pas votimit, Kurti u shpreh se qytetarët duhet të informohen paraprakisht për qendrën e tyre të votimit dhe më pas të ushtrojnë të drejtën demokratike.

“U sugjeroj qytetarëve të kontrollojnë ku e kanë vend votimin dhe më pas të nisen në këtë ditë kaq të rëndësishme për Kosovën, qeverisjen në vazhdim dhe për mbarëvajtjen e republikës”, u shpreh ai.

Kurti theksoi se pjesëmarrja e lartë në zgjedhje ndikon drejtpërdrejt në legjitimitetin e institucioneve.

“Sa më e lartë të jetë pjesëmarrja në zgjedhje aq më i madh është legjitimiteti i institucioneve dhe më solid stabiliteti i tyre. Sot vendosin ata që votojnë dhe prandaj u bëj thirrje qytetarëve të Kosovës të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike”, deklaroi Kurti pas votimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Për bionden që më ka vjedhur zemrën”/ Mateo surprizon Brikenën me një dedikim romantik...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim...

Rama për manipulimin online: “Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit, nuk duhet më...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja janë kthyer në një sfidë të re për demokracitë, duke theksuar...

Rama për “revolucionin e flamingove”: “Është një shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit, duhet të...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ashtuquajturi “revolucion i flamingove” është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, teksa mori pjesë në...

Horoskopi i dashurisë në fund të korrikut/ Tre shenjat që mund të përballen me...

0
Fundi i korrikut mund të sjellë emocione të forta në jetën sentimentale të disa shenjave të zodiakut, sipas astrologjisë. Për disa persona kjo periudhë...

Tragjedi në Venezuelë/ Bilanci i tërmeteve arrin në 5.546 viktima, mijëra të plagosur dhe...

0
Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, bilanci i viktimave ka arritur në 5.546 persona të vdekur, ndërsa 16.740 të tjerë...