33.9 C
Tiranë
Friday, September 11, 2026

“Doli nga lokali dhe u qëllua me armë”/ Plagosje në Vlorë, autori arratiset me motor

Një plagosje me armë zjarri është raportuar pak minuta më parë në qytetin e Vlorës, pranë rrethrrotullimit të Çoles, në lagjen “24 Maji”.

Sipas informacioneve paraprake, një person rreth 30 vjeç dyshohet se është qëlluar me armë në këmbë, menjëherë pasi kishte dalë nga një lokal në zonë.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Burime paraprake bëjnë me dije se autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja me motor menjëherë pas të shtënave, ndërsa forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur kërkimet për identifikimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e autorit dhe përcaktimin e motivit që çoi në plagosjen e të riut.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plas skandali me arratisjen e Ergys Agasit: Pikëpyetjet e mëdha për drejtoren Vlora Hyseni...

0
Tiranë — Një stuhi e fuqishme dyshimesh, pyetjesh të pashpjeguara dhe heshtjeje zyrtare ka mbuluar godinën e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), pas shpalljes në...

Zbardhen prapaskenat e reja të ekzekutimit të Ferdinant Hotit: Hetimet përqendrohen te larja e...

0
Padova (Itali) — Detaje të reja e tronditëse kanë dalë në dritë nga hetimet e ethshme që po kryejnë Karabinierët e Padovës mbi vrasjen...

PD-ja ngre alarm për trafikanët e armëve: Do kërkojmë hetim ndërkombëtar pas audiopërgjimeve të...

0
Tiranë — Partia Demokratike ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke paralajmëruar se do të kërkojë edhe ndërhyrjen e partnerëve ndërkombëtarë për zbardhjen...

“Mbi 5,200 hektarë të djegur vetëm në korrik-gusht!”/ Zjarret pushtuan Himarën e Shkodrën, ekspertët...

0
Tiranë — Shqipëria po përballet me një rritje serioze të rrezikut nga zjarret si pasojë e ndryshimeve klimatike, ndërsa ekspertët e mjedisit ngrenë pikëpyetje...

Rama i përgjigjet ashpër Partisë Demokratike Europiane: Po minimizoni dhunën e protestuesve

0
Tiranë — Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një tjetër replikë të fortë ndaj Partisë Demokratike Europiane (PDE), duke i akuzuar përfaqësuesit e saj për...