30.7 C
Tiranë
Monday, July 27, 2026

‘Nuk besojmë se e ka bërë e vetme’ / Familjarët kërkojnë hetim të plotë për vrasjen e 85-vjeçares në Fushë-Mamurras

Ngjarja e rëndë e zbuluar në Fushë-Mamurras, ku një 57-vjeçare dyshohet se ka vrarë me thikë nënën e saj 85-vjeçare dhe më pas është tentuar të paraqitet si vdekje natyrale, ka sjellë reagimin e familjarëve të viktimës, të cilët kundërshtojnë versionin paraprak të autoriteteve.

Menjëherë pas publikimit të lajmit, në redaksi ka mbërritur një mesazh nga familjarë të së ndjerës, të cilët kërkojnë hetim të plotë dhe shprehin dyshime mbi rrethanat e ngjarjes.

Sipas tyre, Violeta Shpani vuante prej vitesh nga probleme të shëndetit mendor, por ata nuk besojnë se ajo ka qenë në gjendje të organizojë dhe kryejë e vetme një krim të tillë, si dhe të fshihte më pas gjurmët e tij.

Familjarët pretendojnë se pranë banesës jetonte edhe djali i viktimës me bashkëshorten e tij dhe se marrëdhëniet mes tyre nuk kanë qenë të mira. Ata ngrenë gjithashtu akuza për episode të mëparshme dhune brenda familjes, duke kërkuar që hetimet të mos kufizohen në një pistë të vetme.

Një tjetër pikë që ata e konsiderojnë të rëndësishme lidhet me procedurat mortore. Sipas tyre, përgatitja e trupit për varrim sipas traditave të zonës kërkon kohë dhe ndihmën e disa personave, çka sipas tyre ngre pikëpyetje për mënyrën se si janë zhvilluar ngjarjet.

Familjarët deklarojnë se janë njoftuar për vdekjen rreth orës 14:00, ndërsa dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit, duke shtuar më tej paqartësitë mbi kohën dhe rrethanat.

Në përfundim, ata i bëjnë thirrje organeve hetimore të zbardhin plotësisht të vërtetën dhe të identifikojnë çdo person që mund të ketë pasur rol në këtë ngjarje, duke kërkuar që çështja të mos mbyllet pa sqaruar çdo dyshim që e shoqëron rastin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Për bionden që më ka vjedhur zemrën”/ Mateo surprizon Brikenën me një dedikim romantik...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim...

Rama për manipulimin online: “Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit, nuk duhet më...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja janë kthyer në një sfidë të re për demokracitë, duke theksuar...

Rama për “revolucionin e flamingove”: “Është një shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit, duhet të...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ashtuquajturi “revolucion i flamingove” është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, teksa mori pjesë në...

Horoskopi i dashurisë në fund të korrikut/ Tre shenjat që mund të përballen me...

0
Fundi i korrikut mund të sjellë emocione të forta në jetën sentimentale të disa shenjave të zodiakut, sipas astrologjisë. Për disa persona kjo periudhë...

Tragjedi në Venezuelë/ Bilanci i tërmeteve arrin në 5.546 viktima, mijëra të plagosur dhe...

0
Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, bilanci i viktimave ka arritur në 5.546 persona të vdekur, ndërsa 16.740 të tjerë...