31 C
Tiranë
Monday, July 27, 2026

“Kjo është fitorja e pestë brenda shtatë vitesh”/ Albin Kurti shpall fitoren: Vetëvendosje drejt mandatit të ri qeverisës

Kryetari i Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë para mbështetësve në Prishtinë pak para mesnatës, duke e cilësuar rezultatin e zgjedhjeve si një fitore të qartë për partinë e tij.

Në fjalën e mbajtur pas publikimit të rezultateve paraprake, Kurti deklaroi se kjo është fitorja e pestë e Vetëvendosjes në zgjedhjet parlamentare gjatë shtatë viteve të fundit, duke e konsideruar atë si një konfirmim të mbështetjes qytetare për qeverisjen e partisë së tij.

“Kjo është fitorja e pestë e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare brenda shtatë vjetësh. Ne bëjmë bashkë sigurinë e shtetit dhe kufijve me mirëqenien e qytetarëve. Nuk ka vështirësi që nuk e kemi tejkaluar, sepse tash ka shtet për krejt, e ne jemi krejt për shtet”, u shpreh Kurti para mbështetësve.

Ai falënderoi qytetarët për besimin e dhënë dhe theksoi se Vetëvendosje do të vijojë të udhëheqë me një qeverisje që, sipas tij, garanton demokraci dhe mirëqenie për qytetarët.

Kurti deklaroi gjithashtu se legjislatura e 11-të duhet të nisë punën sa më shpejt, ndërsa paralajmëroi takime dhe konsultime me të gjitha partitë politike në ditët në vijim.

Sipas rezultateve paraprake, me mbi 99 për qind të votave të numëruara, renditja e forcave politike është si më poshtë:

* Lëvizja Vetëvendosje – 42.92% (297,296 vota)
* Partia Demokratike e Kosovës – 21.06% (145,856 vota)
* Lidhja Demokratike e Kosovës – 17.61% (121,976 vota)
* Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – 7.18% (49,705 vota)
* Srpska Lista – 6.17% (42,761 vota)
* Kosova Demokratik Türk Partisi – 0.77% (5,334 vota)

Procesi i numërimit është drejt përfundimit, ndërsa nga 2,498 kuti votimi janë numëruar 2,483. Nëse trendi aktual konfirmohet edhe pas certifikimit zyrtar të rezultatit, Vetëvendosje do të ruajë statusin e saj si forca më e madhe politike në Kosovë dhe do të synojë formimin e qeverisë së re.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Për bionden që më ka vjedhur zemrën”/ Mateo surprizon Brikenën me një dedikim romantik...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim...

Rama për manipulimin online: “Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit, nuk duhet më...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja janë kthyer në një sfidë të re për demokracitë, duke theksuar...

Rama për “revolucionin e flamingove”: “Është një shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit, duhet të...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ashtuquajturi “revolucion i flamingove” është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, teksa mori pjesë në...

Horoskopi i dashurisë në fund të korrikut/ Tre shenjat që mund të përballen me...

0
Fundi i korrikut mund të sjellë emocione të forta në jetën sentimentale të disa shenjave të zodiakut, sipas astrologjisë. Për disa persona kjo periudhë...

Tragjedi në Venezuelë/ Bilanci i tërmeteve arrin në 5.546 viktima, mijëra të plagosur dhe...

0
Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, bilanci i viktimave ka arritur në 5.546 persona të vdekur, ndërsa 16.740 të tjerë...