24.5 C
Tiranë
Saturday, June 13, 2026

Pas ndarjes, bashkë në ekran! Brikena dhe Mateo rikthehen në të njëjtin panel, por një detaj nuk kaloi pa u vënë re

Vetëm pak kohë pasi konfirmuan zyrtarisht fundin e lidhjes së tyre, Brikena dhe Mateo do të bashkëpunojnë sërish profesionalisht në sezonin e ri të emisionit sportiv Top Arena.

Dyshja do të jetë pjesë e panelit të programit që pritet të nisë transmetimin më 11 qershor në Top Channel.

Lajmi është bërë publik përmes një postimi të përbashkët nga Ed Manushi dhe faqja zyrtare e Procesi Sportiv, ku është njoftuar rikthimi i formatit për sezonin e ri.

Megjithatë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen e ndjekësve nuk ishte vetëm rikthimi i programit, por edhe dinamika mes ish-partnerëve. Në fotografitë e publikuara gjatë përgatitjeve të emisionit, Brikena dhe Mateo shfaqen në të njëjtin ambient, por të pozicionuar larg njëri-tjetrit.

Si në fotot individuale të grupit, ashtu edhe në ato me të gjithë stafin, ata kanë zgjedhur të qëndrojnë në skaje të ndryshme, me kolegë të tjerë mes tyre, një detaj që nuk ka kaluar pa u komentuar në rrjetet sociale.

Pak ditë më parë, Brikena kishte bërë të ditur përmes një mesazhi publik se ndarja mes tyre kishte ndodhur në mënyrë paqësore dhe me respekt reciprok.

Tashmë, projekti i ri televiziv do t’i vendosë ata sërish në të njëjtin panel gjatë gjithë sezonit, duke shtuar interesin e publikut për mënyrën se si do të jetë bashkëpunimi i tyre në ekran pas ndarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam foto të Adrian Ramës, ai është personi kyç!”/ Qytetari publikon denoncimin dhe nxjerr...

0
Përmes një mesazhi të shoqëruar me dëshmi vizuale, një qytetar ka bërë publike pretendime lidhur me identitetin dhe rolin e disa personave, emrat e...

“Flakët përfshijnë një apartament në Burrel”, zjarrfikësit shmangin përhapjen në banesat e tjera

0
Një zjarr ka përfshirë katin e tretë të një pallati në qytetin e Burrelit, duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Sipas...

“Makinën ma dha dhuratë për reklamën”/ Rezart Veleshnja merret i pandehur për mashtrim, dosja...

0
Ish-aktori i humorit në Portokalli, Rezart Veleshnja, rezulton të jetë marrë i pandehur për veprën penale të “Mashtrimit”, pas një hetimi që lidhet me...

U ngrit në këmbë dhe festoi kualifikimin e Ilir Shaqirit, por më pas u...

0
Reagimi i Ermal Mamaqi pas shpalljes së Ilir Shaqiri si finalisti i fundit i Ferma VIP vijon të komentohet gjerësisht në rrjetet sociale. Opinionisti tërhoqi...

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...