23.6 C
Tiranë
Wednesday, June 10, 2026

‘Më kërkoi të fikja dritat, do nxirrte një frigorifer’ – Dëshmia në gjykatë për zhdukjen e Eglant Koçit: Kamerieri rrëfen momentet para ngjarjes

Në Gjykatën e Tiranës ka dëshmuar Enea Zyferi, ndaj të cilit është caktuar masa “arrest me burg” për akuzën e përkrahjes së autorit të krimit, në lidhje me zhdukjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi, ngjarje e ndodhur më 4 qershor në Tiranë.

Gjatë dëshmisë së tij, Zyferi është shprehur:

“Armand Shakaj, më kërkoi të fikja dritat. Më tha se do të nxirrte një frigorifer. Nuk kam asnjë dijeni për fatin e Eglant Kocit. E njoh, sepse punoj si kamerier në lokalin e Artmandit”.

Ai ka pretenduar më tej se e ka parë Kocin kur ka hyrë në ambientet e punës së Shakajt, por ka mohuar të ketë dijeni për çfarë ka ndodhur më pas. Sipas tij, gjatë një momenti tjetër, Shakaj i ka kërkuar të dërgojë makinën në lavazh, gjë që ai e ka bërë në zonën e Bulevardit të Ri.

Pavarësisht këtyre deklarimeve, Zyferi është lënë në qeli nga gjykata, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë.

Sipas dosjes hetimore, dyshohet se Armand Shakaj i ka kërkuar Eglant Koçit të takohej në një ambient pranë shkollës “Ismail Qemali”, përballë Drejtorisë së Policisë së Shtetit, ku më pas dyshohet se është kryer vrasja.

Në vijim, hetuesit dyshojnë se për të zhdukur gjurmët, autori ka kërkuar që të fikej energjia dhe më pas trupi i viktimës është transportuar me automjet në një zonë të thellë të Librazhdit.

Po ashtu, sipas hetimeve, motomjeti i 34-vjeçarit është gjetur në zonën e “5 Majit”, ndërsa dyshohet se është përdorur për të devijuar hetimet. Gjurmë gjaku janë konstatuar si në ambientin ku dyshohet se është mbajtur peng, ashtu edhe në automjet.

Armand Shakaj është shpallur në kërkim ndërsa dyshohet për rrëmbim dhe vrasje. Motivi i ngjarjes dyshohet të lidhet me konflikte për kriptomonedha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“5 të arrestuar në Kosovë pas hetimit 3-vjeçar me Europol – si u zbërthyen...

0
Pesë persona janë arrestuar në Kosovë nën dyshimin për përfshirje në një rrjet të krimit të organizuar, i cili dyshohet se ka trafikuar drogë...

Tiranë: 24-vjeçari turk zhduket, nisin kërkimet pas denoncimit të mikeshës

0
Një shtetase turke ka raportuar humbjen e kontakteve me një 24-vjeçar, i cili prej disa ditësh rezulton i zhdukur në Tiranë. Sipas saj, i riu,...

Balluku nga Apollonia: “Pa rrënjët dhe kujtesën historike nuk ndërtohet e ardhmja”

0
Drejtuesja politike e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Belinda Balluku, ka zhvilluar një aktivitet në Apolloni, ku ka theksuar rëndësinë e kujtesës historike...

Kryeministri Rama reagon ndaj pretendimeve për “shitjen e ishujve”: “Është kaq shqetësuese kur kalon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj lajmeve dhe diskutimeve të fundit në media dhe rrjete sociale, të cilat pretendojnë se qeveria shqiptare po shet...

“Momenti viral i Mimoza Ahmetit ndez rrjetin”/ Bleona Qereti shpërthen në reagim entuziast: ja...

0
Bleona Qereti ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale pas një deklarate entuziaste për Mimoza Ahmetin, pas një momenti që është bërë viral në internet. Në...