31.8 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

“Jonaid Myzyri emërohet në krye të OBP-së, zëvendëson Pogajn që dha dorëheqjen” – Ish-kreu i KPP-së nën hetim për tenderat 2020–2023

Jonaid Myzyri është emëruar drejtues i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP), duke zëvendësuar Arlinda Pogajn, e cila më herët dha dorëheqjen nga detyra.

Emërimi i Myzyrit vjen menjëherë pas largimit të Pogajt, duke sjellë një ndryshim në krye të një prej institucioneve kyçe të prokurimeve publike në vend.

Myzyri ka shërbyer më herët si ish-kreu i Komisionit të Prokurimit Publik (KPP). Ai ka qenë gjithashtu nën hetim nga SPAK lidhur me procedurat e tenderave gjatë periudhës 2020–2023.

Sipas dyshimeve hetimore të raportuara, procedurat e prokurimit në këtë periudhë janë zhvilluar në disa raste pa garë reale, ku shpesh ka marrë pjesë vetëm një kompani, ndërsa në raste të tjera kompani të ndryshme dyshohet se janë skualifikuar në mënyrë të padrejtë.

Hetimet ndaj Myzyrit lidhen pikërisht me mënyrën e zhvillimit të këtyre tenderave dhe respektimin e rregullave të konkurrencës në prokurimet publike.

Emërimi i tij në krye të OBP-së vjen në një moment kur sistemi i prokurimeve publike është në fokus të institucioneve dhe opinionit publik për transparencën dhe mënyrën e zhvillimit të procedurave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...

“A e kuptoni si jeni në piramidën e narkoshtetit? Në krye jeni ju” –...

0
Kryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, përsëriti nga foltorja e Kuvendit akuzat që kishte artikuluar më herët gjatë seancës plenare, duke e...

“Deputetja juaj po denoncon kërcënime nga Bajrat, ju thoni jemi tradhtuar!” – Redi Muçi...

0
Deputeti Redi Muçi i kërkoi llogari mazhorancës në Kuvend lidhur me deklaratat e deputetes Marjana Koçeku, e cila ka denoncuar publikisht se është kërcënuar...

SPAK “zbarkon” në Devoll/ Kontrolle në banesën e ish-shefit të AMP-së Devi Ago, në...

0
Një operacion i Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet në Devoll, ku po kryhen kontrolle në disa ambiente dhe...