33.7 C
Tiranë
Monday, August 3, 2026

“Refuzimi i lirimit të Ilir Metës ndez përplasje në Apelin e Posaçëm” – Avokati shpërthen: “O nga frika, o nga paaftësia mjekësore”

Një situatë e tensionuar është regjistruar jashtë ambienteve të Gjykatës së Posaçme të Apelit, menjëherë pas vendimit për të lënë në qeli ish-Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Përfaqësuesi ligjor i tij, avokati Kujtim Cakrani, ka reaguar me tone të ashpra përpara mediave, duke vënë në shënjestër gjyqtaren Saida Dollani, e cila sipas tij ka refuzuar për herë të tretë shqyrtimin e kërkesës për zëvendësimin e masës së sigurisë.

Sipas mbrojtjes, kërkesa është refuzuar për shkaqe formale, gjë që është cilësuar si shkelje e vendimeve të mëparshme të Gjykatës së Lartë, e cila kishte kërkuar shqyrtim të çështjes në themel.

Në deklaratën e tij për mediat, Cakrani nuk ka kursyer akuzat e forta ndaj gjyqtares.

“O nga frika për të liruar ish-presidentin, o nga paaftësia profesionale dhe mungesa e stabilitetit mendor”, është shprehur ai, duke kërkuar gjithashtu ndërhyrjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) për shqyrtimin e rastit.

Avokati ka kërkuar madje masa ekstreme, duke përmendur edhe mundësinë e shkarkimit të gjyqtares ose dërgimin e saj për vlerësim mjekësor, duke e konsideruar procesin si një “tallje” me sistemin e drejtësisë dhe avokatët.

Ndërkohë, mbrojtja ka bërë të ditur se nuk do të kërkojë përjashtimin e trupës gjykuese, duke argumentuar se kërkesa të tilla në të kaluarën janë refuzuar dhe kanë sjellë penalizime për avokatët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe dëshirë për të vepruar. Një vendim i marrë me qetësi mund t’ju hapë rrugë të reja. Në dashuri,...

Parashikimi I motit, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
Për 3 gushtin 2026, në Shqipëri pritet të mbizotërojë mot i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Masat e ngrohta ajrore do të vijojnë të...

Bardhi i përgjigjet Ramës për reformën territoriale: “Të vendosin qytetarët me referendum”

0
Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama lidhur me kundërshtimet ndaj draftit të reformës territoriale që parashikon reduktimin e numrit të bashkive, kreu i Grupit...

Rama për reformën territoriale: “Kundërshtimet janë pjesë e procesit, vendimi do të merret pas...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për debatet dhe kundërshtimet që kanë shoqëruar reformën e propozuar administrativo-territoriale, pas protestave të disa përfaqësuesve vendorë dhe kritikave...

Juventus godet në merkato, zyrtarizon talentin boshnjak Alajbegovic dhe afron Kolo Muani

0
Juventus ka zyrtarizuar një tjetër goditje në merkato, duke siguruar shërbimet e mesfushorit sulmues boshnjak Kerim Alajbegovic. Talenti 19-vjeçar ka firmosur një kontratë pesëvjeçare...