35.6 C
Tiranë
Monday, August 3, 2026

“Rezulton qartë se është shkelësi më i madh i ligjeve” – Erisa Xhixho akuza të forta Ramës: Evropa e ka të qartë mbrojtjen e narkotrafikut dhe kapjen e shtetit

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si përgjegjës kryesor për shkeljen e ligjeve dhe shkatërrimin e institucioneve demokratike në vend.

Duke iu referuar rezolutës së fundit të Parlamentit Europian, Xhixho tha se dokumenti përbën një “skaner politik” të situatës në Shqipëri dhe sipas saj, evidenton problematika serioze në qeverisje.

Erisa Xhixho u shpreh:

“Rezulton qartë se është shkelësi më i madh i ligjeve dhe përgjegjësi kryesor i shkatërrimit të institucioneve demokratike. Sot e gjithë Evropa e ka të qartë që mbrojtësi i grupeve të narkotrafikut është Edi Rama. Se përgjegjësi për shkatërrimin e standardeve të zgjedhjeve është Edi Rama. Se personi që ka lejuar përfitimin dhe plaçkitjen e pronës publike dhe private është Edi Rama, dhe përfituesi i atij korrupsioni dhe kapjes së shtetit është kryeministri Rama, ndërkohë gjithashtu dhe cënuesi më i madh i lirisë së medias dhe ushtrimit të presionit të vazhdueshëm ndaj saj. Rezoluta e Parlamentit Europian është një skaner politik që tregon qartë që Shqipëria mbahet peng nga korrupsioni, pandëshkueshmëria dhe keqqeverisja e Edi Ramës.

Ajo shtoi se rezoluta evidenton dëmtimin e shtetit ligjor dhe, sipas saj, kapjen e institucioneve nga pushteti.

Deputetja theksoi gjithashtu se ndryshimet ligjore të vitit 2024 për zonat e mbrojtura duhet të shfuqizohen menjëherë dhe se çështja është dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

“Gjithashtu rezoluta flet qartë për vendosjen e një moratoriumi për zonat e mbrojtura… Rezoluta kërkon shfuqizimin e menjëhershëm të ligjit për investimet strategjike… Në këtë situatë e vetmja zgjidhje është protesta e madhe dhe e jashtëzakonshme e qytetarëve të lirë…”, u shpreh Xhixho.

Në fund, ajo bëri thirrje për mobilizim qytetar, duke deklaruar se opozita do të vijojë denoncimet dhe se Shqipëria ka nevojë për një qeveri që vendos interesin e qytetarëve mbi çdo interes tjetër.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe dëshirë për të vepruar. Një vendim i marrë me qetësi mund t’ju hapë rrugë të reja. Në dashuri,...

Parashikimi I motit, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
Për 3 gushtin 2026, në Shqipëri pritet të mbizotërojë mot i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Masat e ngrohta ajrore do të vijojnë të...

Bardhi i përgjigjet Ramës për reformën territoriale: “Të vendosin qytetarët me referendum”

0
Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama lidhur me kundërshtimet ndaj draftit të reformës territoriale që parashikon reduktimin e numrit të bashkive, kreu i Grupit...

Rama për reformën territoriale: “Kundërshtimet janë pjesë e procesit, vendimi do të merret pas...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për debatet dhe kundërshtimet që kanë shoqëruar reformën e propozuar administrativo-territoriale, pas protestave të disa përfaqësuesve vendorë dhe kritikave...

Juventus godet në merkato, zyrtarizon talentin boshnjak Alajbegovic dhe afron Kolo Muani

0
Juventus ka zyrtarizuar një tjetër goditje në merkato, duke siguruar shërbimet e mesfushorit sulmues boshnjak Kerim Alajbegovic. Talenti 19-vjeçar ka firmosur një kontratë pesëvjeçare...