30.9 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

“Deputetja juaj po denoncon kërcënime nga Bajrat, ju thoni jemi tradhtuar!” – Redi Muçi shpërthen në Kuvend: Rezoluta e PE ju nxiu faqen

Deputeti Redi Muçi i kërkoi llogari mazhorancës në Kuvend lidhur me deklaratat e deputetes Marjana Koçeku, e cila ka denoncuar publikisht se është kërcënuar nga grupi i Bajrave.

Gjatë fjalës së tij, Muçi akuzoi shumicën qeverisëse për indiferencë ndaj protestave qytetare dhe kritikave të ardhura nga institucionet europiane, duke e cilësuar si hipokrizi mënyrën se si po trajtohen këto zhvillime.

“Është dita e 19-të e një proteste të vazhdueshme ku 100 mijë qytetarë kërkojnë dorëheqjen dhe ju vazhdoni të bëni sikur s’dëgjoni. Rezoluta e Parlamentit Europian ju nxiu faqen! Të gjithë ata janë duke na thënë sesi po pengoni rrugën për integrimin e vendit në Bashkimin Europian dhe ju bëni sikur s’dëgjoni”, deklaroi Muçi.

Ai ndaloi veçanërisht te rasti i Marjana Koçekut, e cila së fundmi u largua nga grupi parlamentar i shumicës dhe më pas denoncoi publikisht kërcënime ndaj familjes së saj.

“Deputetja juaj e dha dorëheqjen nga partia në nder të saj dhe sot po denoncon sesi i kërcënohet familja. Ju thoni u tradhtuam! Në vend që t’i dilni në krah, thoni se jeni tradhtuar. Ju që thoni që mbase e hedhim lumin e kësaj radhe?”, u shpreh deputeti.

Në fund të fjalës së tij, Muçi përdori tone të forta ndaj klasës politike, duke deklaruar:

“Vetëm në këtë parlament kam parë njerëz që shtiren si patriotë dhe hajdutë të atdheut. Dhe patriot dhe hajdut s’kam parë. Hajduti është më i ndershëm sesa patrioti hajdut.”

Deklaratat e tij vijnë në një klimë të tensionuar politike, ku debati për protestat, integrimin europian dhe akuzat për kërcënime ndaj deputetëve vijon të dominojë diskutimet në Kuvend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...

“A e kuptoni si jeni në piramidën e narkoshtetit? Në krye jeni ju” –...

0
Kryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, përsëriti nga foltorja e Kuvendit akuzat që kishte artikuluar më herët gjatë seancës plenare, duke e...

SPAK “zbarkon” në Devoll/ Kontrolle në banesën e ish-shefit të AMP-së Devi Ago, në...

0
Një operacion i Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet në Devoll, ku po kryhen kontrolle në disa ambiente dhe...

Mbi 31 mijë vota preferenciale! Edona Llalloshi drejt mandatit të ri në Kuvendin e...

0
Këngëtarja e njohur shqiptare, Edona Llalloshi, pritet të jetë pjesë e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, pasi rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare...