31.7 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Kolo Muani një hap larg Juventusit! Sot takimi vendimtar me PSG-në, ja çfarë po pengon marrëveshjen

Rikthimi i Randal Kolo Muanit te Juventusi duket gjithnjë e më pranë, pasi klubi bardhezi ka arritur marrëveshjen me sulmuesin francez për një kontratë pesëvjeçare me pagë 5 milionë euro në sezon. Tashmë mbetet vetëm akordi mes Juventusit dhe Paris Saint-Germain për kartonin e lojtarit.

Sot pritet të zhvillohet një raund i ri negociatash mes drejtuesve të dy klubeve, ku tema kryesore do të jetë vlera e transferimit. Takimi nuk do të mbahet në Torino apo Paris, por në Rimini, aty ku mbrëmjen e sotme do të hapet zyrtarisht merkatoja verore e vitit 2026.

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giovanni Carnevali, do të takohet me një delegacion të PSG-së, ndërsa sipas mediave italiane, në takim mund të jetë i pranishëm edhe presidenti i klubit francez, Nasser Al-Khelaifi.

PSG ka vendosur dy kushte të qarta për largimin e Kolo Muanit: transferimi duhet të jetë përfundimtar, pa formulën e huazimit me të drejtë blerjeje, ndërsa çmimi i kartonit nuk duhet të jetë më i ulët se 40 milionë euro.

Nga ana tjetër, Juventusi është i gatshëm të pranojë një blerje të detyrueshme, por synon ta mbyllë operacionin për rreth 35 milionë euro, përfshirë bonuset.

Marrëdhëniet e mira mes Giovanni Carnevalit dhe drejtorit sportiv të PSG-së, Luis Campos, konsiderohen një faktor që mund të ndihmojë në arritjen e marrëveshjes, ndërsa optimizmi mbetet i lartë në të dy kampet.

Edhe trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, po ndjek me interes zhvillimet. Ai dëshiron ta ketë Kolo Muanin në dispozicion që në fillimin e grumbullimit më 13 korrik në Continassa, ose të paktën përpara nisjes së turneut veror të skuadrës në Hong Kong dhe Perth.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...