28.5 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Dhunohet nga bashkëmoshataret në Fier,policia nis hetimet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier, ku tre vajza adoleshente dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një bashkëmoshatareje në një banesë.

Pamjet e filmuara nga njëra prej vajzave tregojnë të miturën teksa goditet me shuplaka dhe grushte, ndërsa vajza që regjistron skenën dëgjohet duke nxitur vazhdimin e dhunës.

Sipas pamjeve, situata ka përshkallëzuar më tej, ku e mitura tërhiqet zvarrë prej flokësh, ndërsa dy prej vajzave e kapin njëkohësisht dhe e godasin.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura rrethanat që kanë çuar në këtë konflikt, ndërsa identiteti i të miturave të përfshira nuk është bërë publik.

Ngjarja është denoncuar në Policinë e Fierit, e cila ka nisur veprimet hetimore për identifikimin e personave të përfshirë dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Rasti ka rikthyer vëmendjen te fenomeni i dhunës mes të miturve dhe nevoja për reagim institucional për parandalimin e episodeve të tilla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...