25.1 C
Tiranë
Friday, July 10, 2026

Rama drejt Ankarasë për Samitin e NATO-s, Erdoğan pritet të zhvillojë takim dypalësh me kryeministrin shqiptar

Kryeministri Edi Rama udhëton sot drejt Ankarasë, ku do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s që zhvillohet më 7 dhe 8 korrik.

Sipas mediave turke, Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan do të zhvillojë takime dypalëshe me 32 liderë shtetesh dhe qeverish pjesëmarrës në samit, mes tyre edhe me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Në kuadër të samitit, Erdoğan pritet të zhvillojë takime edhe me liderë të tjerë të rëndësishëm ndërkombëtarë, përfshirë Presidentin e SHBA-së Donald Trump, Presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Friedrich Merz, kryeministrin britanik në largim Keir Starmer, kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe kryeministrin kanadez Mark Carney.

Në axhendë janë parashikuar gjithashtu takime me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa, Presidentin finlandez Alexander Stubb, Presidentin sllovak Peter Pellegrini, kryeministrin bullgar Rumen Radev dhe kryeministrin malazez Milojko Spajiç.

Një nga takimet më të rëndësishme të samitit pritet të jetë ai kokë më kokë mes Erdoğan dhe Presidentit amerikan Donald Trump, i cili do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për shtyp.

Mbrëmjen e 7 korrikut, Presidenti turk dhe bashkëshortja e tij, Emine Erdoğan, do të organizojnë një darkë zyrtare për liderët pjesëmarrës në samit.

Ndërsa më 8 korrik, krerët e shteteve dhe qeverive do të zhvillojnë seancën plenare të Samitit të NATO-s, pas fotos tradicionale familjare të liderëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...