32.3 C
Tiranë
Wednesday, July 8, 2026

Operacioni “Basti i Fundit” në Fushë-Krujë/ Arrestohet polici, dyshohet për organizim lojërash fati të paligjshme dhe shpërdorim detyre

Një punonjës policie dhe dy persona të tjerë janë arrestuar në flagrancë në kuadër të operacionit të koduar “Basti i Fundit”, pas një hetimi për organizimin e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin dhe veprimtari të tjera të paligjshme në zonën e Fushë-Krujës.

Sipas Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), në pranga ka rënë Lutfi Dervishi, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet në Fushë-Krujë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Gjithashtu janë arrestuar edhe Sabah Stafuka dhe Fatmir Stafuga, banorë të zonës së Arrameras në Fushë-Krujë, të dyshuar për organizim të lojërave të fatit të paligjshme dhe prodhim e shitje të narkotikëve.

Gjatë kontrolleve të kryera në ambientet nën hetim, autoritetet sekuestruan pajisje elektronike të dyshuara se përdoreshin për baste, serverë kompjuterikë, pajisje regjistrimi, telefona celularë dhe lëndë të dyshuar narkotike.

Në banesën e punonjësit të policisë Lutfi Dervishi u gjetën gjithashtu 119 fishekë të kalibrit 9 mm.

Sipas AMP-së, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

* 4 pajisje elektronike të dyshuara për ushtrimin e lojërave të fatit;
* 2 serverë ose njësi kompjuterike që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin e paligjshëm;
* 1 pajisje DVR;
* disa qese me lëndë të dyshuar narkotike me peshë totale rreth 6.63 gramë;
* 3 aparate telefonike celulare.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së kundërligjshme, identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë, si dhe verifikimin nëse ka pasur raste favorizimi, mbështetjeje apo mosveprimi nga punonjës të strukturave ligjzbatuese.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore deklaron se do të vijojë kontrollet dhe hetimet ndaj çdo punonjësi që dyshohet se abuzon me detyrën ose përfshihet në veprimtari të paligjshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zjarr i madh në Porto Palermo, zjarrfikësit ndërhyjnë për izolimin e flakëve

0
Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e djeshme zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat zjarrfikëse...

Gjykata e Posaçme lë në burg Emiljan Burbën/ SPAK: Dyshohet se drejtonte grup kriminal...

0
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Emiljan Burbën, i arrestuar pas hetimeve...

Veliaj kërkon përshpejtimin e gjykimit në Gjykatën e Lartë/ Avokati Ndreca: Vonesat cenojnë mandatin...

0
Mbrojtja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar në Gjykatën e Lartë kërkesën për përshpejtimin e shqyrtimit të çështjes së tij, pas zbardhjes...

E kërkuar nga Interpoli për atentatin me bombë në Monako, gjendet e vrarë në...

0
Një grua ukrainase, e shpallur në kërkim ndërkombëtar si e dyshuar për një atentat me bombë në Monako, është gjetur e pajetë pranë kryeqytetit...

Kompletohen çerekfinalet e Botërorit 2026/ Francë-Marok hap supersfidat, ja kalendari i ndeshjeve deri në...

0
Me kualifikimin e Argjentinës dhe Zvicrës janë përcaktuar tetë kombëtaret që do të luftojnë për një vend në gjysmëfinalet e Botërorit 2026. Çerekfinalet do të...