27.8 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Vanesa Sono dhe Adion sjellin “Amore”: Zbulojnë frymëzimet dhe projektet e reja muzikore

Vanesa Sono dhe Adion kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor me titull “Amore”, duke i dhënë kështu start sezonit veror me një duet të ri.

Dy artistët ishin të ftuar në studion e emisionit “Lancio” në Top Albania Radio, ku folën për këngën e re, bashkëpunimin mes tyre dhe planet që kanë për të ardhmen.

Gjatë intervistës, ata ndanë edhe vlerësimet që kanë për njëri-tjetrin.

Çfarë vlerësoni më shumë tek njëri-tjetri?

Adion: “Vanesa është njeriu më i fortë që kam parë ndonjëherë. Më pëlqen mënyra si i bën gjërat.”

Vanesa: “Adi është personi që mund të ulet dhe të ta përfundojë gjithë këngën për 10 minuta.”

Të pyetur për frymëzimet e tyre, artistët përmendën dashurinë dhe marrëdhëniet që i rrethojnë.

Çfarë ju inspiron juve?

Adion: “Mua më inspiron Ola.”

Vanesa: “Ndërsa mua më inspiron kjo gjëja që Ola dhe Adi kanë, dashuria. Gjithmonë nga dashuria kam shumë inspirim.”

Duke folur për tregun muzikor shqiptar, Vanesa u shpreh se suksesi kërkon shumë punë dhe përkushtim.

“Normalisht ka vështirësitë e veta, varet dhe se çfarë zhanri fokusohesh. Duhet shumë punë, shumë mund, investim nga të gjitha anët. Por thjesht duhet që ta duash me të vërtetë shumë”, tha ajo.

Sa i përket projekteve të ardhshme, dyshja zbuluan se kanë përgatitur materiale të reja muzikore.

Vanesa bëri të ditur se së shpejti do të sjellë edhe balada, të cilat pritet të publikohen gjatë dimrit, ndërsa Adion zbuloi se ata kanë edhe dy këngë të tjera së bashku.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...