27.8 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Ibrahimaj: Biznesi shqiptar duhet të përgatitet që sot për tregun unik europian

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në tryezën e diskutimit për programin kombëtar që synon përgatitjen e biznesit shqiptar për integrimin në tregun unik europian.

Në një reagim në rrjetet sociale, Ibrahimaj theksoi rëndësinë e përgatitjes së sipërmarrjeve për sfidat dhe mundësitë që sjell procesi i integrimit në Bashkimin Europian.

“Biznesi shqiptar duhet të përgatitet që sot për tregun unik europian”, u shpreh ministrja, duke shtuar se në takim u diskutua vizioni për një ekonomi më konkurruese dhe një sektor privat më të gatshëm për të përfituar nga anëtarësimi në BE.

Sipas Ibrahimajt, programi kombëtar do të synojë të informojë dhe mbështesë rreth 48 mijë ndërmarrje, të vlerësojë nivelin e përgatitjes së tyre dhe të krijojë instrumente financiare e teknike për t’i ndihmuar ato të përmbushin standardet europiane.

“Së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe komunitetin e biznesit, po ndërtojmë një mekanizëm të qëndrueshëm që do t’i ndihmojë sipërmarrjet shqiptare të rrisin konkurrueshmërinë, të zgjerojnë eksportet dhe të jenë gati për tregun unik europian”, deklaroi Ibrahimaj.

Në tryezë morën pjesë edhe zv/ministri i Ekonomisë, Enkelejd Musabelliu, si dhe ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja, Majlinda Dhuka.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...