25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Meta paditet nga 26 ish-punonjës, akuzohet se përdori inteligjencën artificiale për largime diskriminuese nga puna

Një grup prej 26 ish-punonjësish të Meta Platforms kanë ngritur një padi ndaj kompanisë, duke e akuzuar se ka përdorur sisteme të bazuara në inteligjencën artificiale për të identifikuar në mënyrë disproporcionale punonjësit me aftësi të kufizuara ose ata që ndodheshin në pushim mjekësor gjatë valës së largimeve masive nga puna.

Padia është depozituar në Gjykatën Federale të Oaklandit, në Kaliforni, dhe pretendon se Meta u mbështet në tregues si produktiviteti dhe analiza të bazuara në inteligjencën artificiale për përzgjedhjen e punonjësve që do të largoheshin, duke vendosur në disavantazh personat që mungonin për arsye shëndetësore.

Sipas mediave të huaja, në fillim të këtij viti Meta njoftoi planin për të shkurtuar rreth 10% të fuqisë së saj punëtore globale, ose afro 8 mijë vende pune, me largimet që nisën në muajin maj dhe pritet të vijojnë edhe në të ardhmen.

Paditësit, të cilët kanë zgjedhur të mbeten anonimë, e akuzojnë kompaninë për shkelje të ligjeve federale dhe shtetërore që ndalojnë diskriminimin apo hakmarrjen ndaj punonjësve me aftësi të kufizuara, atyre në leje mjekësore ose grave shtatzëna.

Ish-punonjësit vijnë nga gjashtë shtete amerikane, përfshirë Kaliforninë, Nju Jorkun dhe Distriktin e Kolumbias.

Nga ana tjetër, Meta i ka hedhur poshtë akuzat. Një zëdhënës i kompanisë deklaroi se pretendimet nuk kanë bazë ligjore, duke theksuar se “vendimet për menaxhimin dhe organizimin e fuqisë punëtore janë marrë dhe merren nga njerëzit, jo nga inteligjenca artificiale.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...