Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj udhëheqjes iraniane, duke deklaruar se Izraeli do të hakmerret ndaj çdo sulmi që mund të ndërmerret kundër tij.
Deklarata e Netanyahut vjen në një kohë kur sulmet ajrore mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit kanë rifilluar në një shkallë të paprecedentë që nga armëpushimi i muajit prill, duke shtuar shqetësimet për një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve në rajon.
“I them udhëheqjes iraniane që të mos jetë e qetë nëse na sulmoni. Epoka kur mund të goditeshim pa një përgjigje vendimtare ka mbaruar”, u shpreh Netanyahu gjatë një konference, sipas një videoje të publikuar nga zyra e tij.
Deklarata e kryeministrit izraelit vjen mes tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme, ndërsa komuniteti ndërkombëtar vijon të ndjekë me shqetësim zhvillimet dhe rrezikun e një konflikti më të gjerë rajonal.





