34.6 C
Tiranë
Wednesday, July 15, 2026

Botërori 2026 zbret në pastiçeri, kroasantët në formë topi futbolli pushtojnë tifozët në Miami

Pasioni për Kupën e Botës 2026 nuk po shfaqet vetëm në stadiume, por edhe në botën e gastronomisë. Në Miami, një pastiçeri ka tërhequr vëmendjen e tifozëve me një ide të pazakontë: kroasantë në formë topi futbolli, të dekoruar me flamujt e kombëtareve pjesëmarrëse.

Brazili, Shtetet e Bashkuara, Argjentina, Meksika, Franca dhe Uruguai janë gjashtë kombëtaret që kanë shërbyer si frymëzim për këto ëmbëlsira të veçanta.

Por risia nuk është vetëm në pamje. Çdo kroasant ka një shije të ndryshme, të krijuar për të pasqyruar traditat gastronomike të vendit që përfaqëson. Kështu, tifozët mund të shijojnë jo vetëm atmosferën e Botërorit, por edhe një pjesë të kulturës së secilit vend.

Sipas shefes së pastiçerisë, ideja ka lindur me qëllimin për të bashkuar kulturën, ushqimin dhe emocionin e futbollit, duke krijuar një eksperiencë të veçantë për vizitorët gjatë turneut.

Miami, që është një nga qytetet pritëse të Botërorit 2026 dhe do të zhvillojë ndeshje të rëndësishme, përfshirë çerekfinalen dhe sfidën për vendin e tretë, i ka kthyer këta kroasantë në një nga atraksionet më interesante jashtë fushës së lojës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nëse do të vdesim, do të vdesim bashkë”, rrëfimi tronditës i gruas që shpëtoi...

0
Svetlana Grković nuk e lëshoi për asnjë çast bashkëshortin e saj, Ljubiša Karović, në momentet më të frikshme të jetës së tyre. Teksa 61-vjeçari...

Kosova shpall “non grata” ministren serbe Paunoviç, Sveçla: “Çdo përpjekje për të ringjallur ideologjitë...

0
Kosova ka shpallur person “të padëshirueshëm” ministren serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç, duke i ndaluar asaj përherë hyrjen apo kalimin...

“Forcat amerikane janë gati për veprim”, nis bllokada detare ndaj Iranit pas urdhrit të...

0
Bllokada e re detare ndaj Iranit ka nisur në orën 23:00 sipas kohës greke, në zbatim të paralajmërimeve të mëparshme të presidentit amerikan Donald...

Spanja në finalen e Botërorit pas 16 vitesh, “La Roja” eliminon Francën me dy...

0
Spanja është finalistja e parë e Kupës së Botës 2026, pasi ka mposhtur Francën me rezultatin 2-0 në gjysmëfinalen e zhvilluar në Arlington, Texas. Skuadra...

Aksident tragjik në Vlorë, automjeti përplas për vdekje 80-vjeçaren në Vranisht

0
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e së martës në qarkun e Vlorës, ku një këmbësore 80-vjeçare ka humbur jetën pasi është...