25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Spanja në finalen e Botërorit pas 16 vitesh, “La Roja” eliminon Francën me dy gola në Arlington

Spanja është finalistja e parë e Kupës së Botës 2026, pasi ka mposhtur Francën me rezultatin 2-0 në gjysmëfinalen e zhvilluar në Arlington, Texas.

Skuadra iberike siguroi kështu rikthimin në finalen e një Botërori pas 16 vitesh, duke përsëritur suksesin e edicionit të vitit 2010, kur triumfoi për herë të parë në historinë e saj.

Spanja e nisi ndeshjen me ritëm të lartë dhe dominoi që nga minutat e para. Në minutën e 22-të, Lamine Yamal u pengua brenda zonës pas një ndërhyrjeje të gabuar të Lucas Digne, duke bërë që arbitri të akordonte penallti.

Nga pika e bardhë, Mikel Oyarzabal u tregua i saktë dhe mposhti portierin Mike Maignan, duke kaluar Spanjën në avantazh 1-0.

Problemet për Francën u shtuan vetëm pak minuta më vonë, në minutën e 29-të, kur mbrojtësi William Saliba u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një dëmtimi, duke u zëvendësuar nga Maxence Lacroix.

Në pjesën e dytë, Spanja gjeti edhe golin e sigurisë. Në minutën e 58-të, pas një kombinimi të bukur mes Pedro Porro dhe Dani Olmo, ishte Porro ai që dërgoi topin në rrjetë, duke shënuar golin e dytë me fanellën e kombëtares spanjolle në 23 paraqitje.

Franca tentoi të rikthehej në lojë, por nuk arriti të krijojë reagimin e nevojshëm deri në fund të takimit. Spanja menaxhoi me qetësi avantazhin dhe siguroi një fitore të merituar 2-0.

Me këtë sukses, “La Roja” rikthehet në finalen e Kupës së Botës për herë të parë që prej vitit 2010, ndërsa Franca, finaliste në dy edicionet e fundit, largohet nga turneu në fazën gjysmëfinale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...