35.5 C
Tiranë
Thursday, July 16, 2026

“Martinin e vrau me thikë në zemër”, babai i 14-vjeçarit pas vendimit për Mario Përlleshajn: “Pretendonim një dënim më të madh”

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për Mario Përlleshajn, i akuzuar për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani në Tiranë.

Apeli ka konfirmuar dënimin me 16 vite burg të dhënë më herët nga Gjykata e Shkallës së Parë për ngjarjen e rëndë që tronditi opinionin publik.

Pas përfundimit të seancës gjyqësore, babai i Martin Canit ka reaguar për mediat, duke shprehur pakënaqësi për masën e dënimit, pasi familja kishte kërkuar një dënim më të lartë.

“Kjo që na ka ndodhur ne mos t’i ndodhë askujt. Dhimbja jonë është shumë e madhe. Ligjet janë ligje, por ne pretendonim një dënim më të madh. Dënimi është për 2 vepra penale. Një i ri mund të vrasë 50 persona sot me një bombë, dhe dënohet 12 vite burg”, u shpreh ai.

Babai i viktimës theksoi se sipas tyre në ngjarje kanë ekzistuar rrethana të tjera rënduese.

“Siç e dini dhe ju janë 2 rrethana cilësuese. Falë Zotit që nuk ka pasur fëmijë të tjerë aty. Sa i përket autorit, Luisi ishte i vdekur, ndërkohë që Martinin e vrau me thikë në zemër. Dhimbja jonë është shumë e madhe”, deklaroi ai.

Vendimi i Apelit konfirmon kështu dënimin e Përlleshajt me 16 vite burg, ndërsa familja e 14-vjeçarit vijon të kërkojë një masë më të ashpër ndëshkimi për autorin e ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trup i pajetë në Liqenin e Thatë në Tiranë/ Polumbarët e RENEA-s nxjerrin nga...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, ku një grua rreth 45-vjeçe dyshohet se...

Operacioni “Kalibri” në Shkodër/ Arrestohet 21-vjeçari, në banesë i gjenden 4 armë zjarri dhe...

0
Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Kalibri”, në kuadër të të cilit është arrestuar një 21-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në banesën e...

Protesta para Kryeministrisë hyn në ditën e 47-të/ Qytetarët kërkojnë largimin e Ramës: “Nuk...

0
Qytetarët do të mblidhen këtë të enjte në bulevardin përpara Kryeministrisë, duke shënuar ditën e 47-të të protestës së tyre me kërkesën për largimin...

PD përmbyll ristrukturimin e partisë/ Zgjidhen nënkryetarët e rinj, Flamur Noka mbetet Sekretar i...

0
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të strukturave drejtuese të partisë, duke zgjedhur tre nënkryetarët e rinj, Sekretariatin e ri...

“Me Berishën nuk fitohet”, Alesia Balliu kritikon procesin në PD: “Partia ka nevojë për...

0
Ish-kryetarja e Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Alesia Balliu, ka kritikuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike, duke deklaruar se forca politike ka...