26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Shqipëria nuk është në shitje”, projekti luksoz i dhëndrit të Trump në zonën e mbrojtur sjell protesta, reagon edhe Dua Lipa

Projekti për ndërtimin e një resorti luksoz në Shqipëri nga Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, ka shkaktuar reagime dhe protesta të shumta, ndërsa kundërshtarët e tij pretendojnë se rrezikon një zonë të mbrojtur natyrore.

Në projekt është përfshirë edhe bashkëshortja e Kushnerit, Ivanka Trump, ndërsa parashikohet ndërtimi i një hoteli luksoz në një zonë pranë bregdetit shqiptar, si dhe transformimi i ishullit të Sazanit në një destinacion turistik të nivelit të lartë.

Protestat kundër projektit nisën në fund të muajit maj, pasi në një plazh brenda zonës së mbrojtur të Zvërnecit u shfaqën rrethime me tela me gjemba dhe mjete të rënda ndërtimi.

Demonstratat janë shtrirë edhe në Tiranë, ku qytetarët kanë kundërshtuar projektin dhe kanë drejtuar kritika ndaj qeverisë shqiptare. Protestuesit denoncojnë atë që e konsiderojnë korrupsion dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Motoja e tyre është: “Shqipëria nuk është në shitje.”

Për zhvillimet ka reaguar edhe këngëtarja me famë botërore Dua Lipa, e cila gjatë një bisede në podcast-in “Service95 Book Club” me politologen dhe filozofen Lea Ypi, e cilësoi situatën si shqetësuese.

“Është frymëzuese të shohësh se sa shumë u intereson njerëzve kjo çështje,” u shpreh Dua Lipa, duke iu referuar lëvizjes protestuese.

Ajo theksoi se ekonomia e Shqipërisë duhet të zhvillohet në një mënyrë që “t’u shërbejë njerëzve”.

Zona ku është planifikuar projekti ndodhet pranë një prej hapësirave më të rëndësishme natyrore të vendit. Laguna e Vjosë-Nartës është një zonë me rëndësi të veçantë për biodiversitetin, pasi shërben si pikë ndalese për shpendët shtegtarë dhe flamingot.

Ndërkohë, kundërshtarët e projektit vijojnë protestat, duke kërkuar mbrojtjen e zonave natyrore dhe transparencë mbi zhvillimet turistike në bregdetin shqiptar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...