26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Italia në alarm nga i nxehti ekstrem, 16 qytete nën “kod të kuq”: Temperaturat arrijnë kulmin

Vala e tretë e të nxehtit këtë verë pritet të arrijë kulmin në Itali gjatë orëve në vijim, duke detyruar autoritetet të rrisin nivelin e alarmit në disa zona të vendit.

Të premten, më 17 korrik, 16 qytete italiane do të jenë nën alarm të kuq për shkak të temperaturave ekstreme, ndërsa një ditë më parë ishin 15 qytete dhe të mërkurën shtatë qytete.

Në listën e qyteteve nën “kod të kuq” janë përfshirë: Bolonja, Brescia, Bari, Campobasso, Firence, Frosinone, Xhenova, Latina, Milano, Palermo, Perugia, Pescara, Rieti, Roma, Torino dhe Viterbo.

Ndërkohë, qytetet Ankona, Civitavecchia, Messina dhe Napoli mbeten nën alarm portokalli, ku temperaturat e larta konsiderohen veçanërisht të rrezikshme për grupet më të cenueshme të popullsisë.

Krahas të nxehtit ekstrem, disa zona të veriut të Italisë pritet të përballen me ndryshime të forta atmosferike. Autoritetet kanë lëshuar paralajmërime për stuhi të fuqishme në rajonin e Lombardisë, me rrezik për reshje intensive shiu dhe breshër në zonën e Luginës së Po-së.

Gjithashtu, rajonet Emilia-Romagna dhe Veneto janë vendosur nën alarm të verdhë për shkak të kushteve të paqëndrueshme të motit.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes, veçanërisht personave të moshuar, fëmijëve dhe atyre me probleme shëndetësore, gjatë orëve me temperaturat më të larta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...