19.9 C
Tiranë
Thursday, July 23, 2026

Tragjedi në plazhin e Orikumit, 75-vjeçari humb jetën pasi dyshohet se pësoi infarkt në det

Një ngjarje tragjike është regjistruar paraditen e së enjtes në plazhin e Orikumit, ku një turist shqiptar, rreth 75 vjeç, ka humbur jetën pasi dyshohet se ka pësuar një infarkt kardiak.

Sipas informacioneve paraprake, i moshuari kishte shkuar për pushime së bashku me familjen. Rreth orës 11:30, menjëherë pasi hyri në det, ai është ndier keq dhe është drejtuar drejt bregut, ku ka humbur ndjenjat.

Pushuesit dhe familjarët ndërhynë menjëherë, duke e nxjerrë nga uji dhe duke njoftuar shërbimet e emergjencës. Në vendngjarje mbërriti ambulanca e Orikumit, ndërsa ekipi mjekësor kreu manovrat e reanimimit, por pa mundur t’i shpëtojë jetën.

Dyshimet e para janë se 75-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti kardiak.

Shkaku i saktë i vdekjes dhe rrethanat e plota të ngjarjes pritet të konfirmohen nga autoritetet kompetente pas përfundimit të veprimeve procedurale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhupa përplaset me mazhorancën në Kuvend: “Keni frikë nga veza, qytetarët po përballen me...

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar në Kuvend pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës para Parlamentit, duke kritikuar mënyrën se si, sipas...

Balla akuzon protestuesit për dhunë ndaj policisë: “Persona me lidhje me Gardën Revolucionare të...

0
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka dënuar aktet e dhunës gjatë protestës së zhvilluar jashtë Kuvendit, duke shprehur solidaritet me...

WhatsApp sjell ndryshimin e madh të privatësisë, përdoruesit do të mund të komunikojnë pa...

0
WhatsApp pritet të prezantojë një funksion të ri që do t’u lejojë përdoruesve të komunikojnë në platformë pa pasur nevojë të ndajnë numrin e...

Zjarret në Fier dalin jashtë kontrollit, arrestohet 58-vjeçari dhe procedohet 78-vjeçarja

0
Dy persona janë vënë përpara përgjegjësisë ligjore në Fier, pasi dyshohet se kanë ndezur zjarre për djegien e mbetjeve bimore, por flakët kanë dalë...

Boçi kërkon zgjatjen e mandatit të Komisionit të Reformës Territoriale: “Jemi në mes të...

0
Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, Luçiano Boçi, ka kërkuar në Kuvend zgjatjen e mandatit të këtij komisioni, duke argumentuar se procesi...