19.9 C
Tiranë
Thursday, July 23, 2026

Berisha kundër raportit të Reformës Territoriale: “Është paraqitur në mënyrë të kundërligjshme”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë kundër mënyrës se si po procedohet me raportin e Komisionit të Reformës Territoriale, duke akuzuar mazhorancën se ka shkelur procedurat parlamentare.

Në një deklaratë për mediat para Kuvendit, Berisha u shpreh se raporti i paraqitur nga Partia Socialiste nuk është shqyrtuar më parë në komision dhe, për këtë arsye, sipas tij, procedura është në kundërshtim me ligjin.

“Raporti që kanë sjellë socialistët nuk është paraqitur në komision. Paraqitet në mënyrë të kundërligjshme, në një kohë kur puna po ecte sipas një axhende të miratuar bashkërisht për konsultat me qytetarët”, deklaroi Berisha.

Kreu i demokratëve bëri të ditur se opozita ka përgatitur një raport prej më shumë se 400 faqesh me propozime për reformën territoriale, i cili, sipas tij, ishte planifikuar të prezantohej në prani të ekspertëve të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës.

Berisha tha se varianti i PD-së parashikon një ndarje të re administrative me 90 deri në 110 bashki, si dhe rikthimin e komunave mbi baza të reja demografike.

“Ne kemi projektin tonë, i cili parashikon nga 90 në 110 bashki, por edhe rikthimin e komunave mbi bazën e kritereve demografike. Kemi bërë një punë shumë serioze në hartimin e kësaj reforme”, u shpreh ai.

Sipas Berishës, mazhoranca ka ndërprerë në mënyrë të njëanshme punën e komisionit, pasi konsultimet me qytetarët, sipas tij, kanë nxjerrë kundërshtime ndaj ndarjes aktuale territoriale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhupa përplaset me mazhorancën në Kuvend: “Keni frikë nga veza, qytetarët po përballen me...

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar në Kuvend pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës para Parlamentit, duke kritikuar mënyrën se si, sipas...

Balla akuzon protestuesit për dhunë ndaj policisë: “Persona me lidhje me Gardën Revolucionare të...

0
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka dënuar aktet e dhunës gjatë protestës së zhvilluar jashtë Kuvendit, duke shprehur solidaritet me...

WhatsApp sjell ndryshimin e madh të privatësisë, përdoruesit do të mund të komunikojnë pa...

0
WhatsApp pritet të prezantojë një funksion të ri që do t’u lejojë përdoruesve të komunikojnë në platformë pa pasur nevojë të ndajnë numrin e...

Zjarret në Fier dalin jashtë kontrollit, arrestohet 58-vjeçari dhe procedohet 78-vjeçarja

0
Dy persona janë vënë përpara përgjegjësisë ligjore në Fier, pasi dyshohet se kanë ndezur zjarre për djegien e mbetjeve bimore, por flakët kanë dalë...

Boçi kërkon zgjatjen e mandatit të Komisionit të Reformës Territoriale: “Jemi në mes të...

0
Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, Luçiano Boçi, ka kërkuar në Kuvend zgjatjen e mandatit të këtij komisioni, duke argumentuar se procesi...