20.9 C
Tiranë
Friday, July 24, 2026

Bërxullë/ Gjendet pistoletë dhe fishekë në banesën e 43-vjeçarit, arrestohet Juljan Koni

Një 43-vjeçar është arrestuar nga Policia në fshatin Bërxullë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një armë zjarri pistoletë e mbajtur pa leje, së bashku me një krehër me 7 fishekë.

I arrestuari është identifikuar si Juljan Koni, i cili akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Sipas policisë, arma dhe municioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Kontrolli në banesën e 43-vjeçarit është kryer në kuadër të veprimeve të ndërmarra nga autoritetet pas vrasjes së 50-vjeçarit Edmond (Ali) Sula, ngjarje e ndodhur në Bërxullë.

Deri në këto momente, autoritetet nuk kanë bërë asnjë lidhje mes armës së gjetur në banesën e Konit dhe vrasjes së Edmond Sulës, ndërsa hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë vijojnë.

Policia bën me dije se arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “Risku”, pas kontrolleve, hetimeve dhe informacioneve operative për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe identifikimin e personave që mund të jenë të përfshirë në veprimtari kriminale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në Gjirokastër, foshnja 7-muajshe humb jetën gjatë transportit drejt spitalit, nisin hetimet për...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjirokastër, ku një foshnjë vetëm 7 muajshe ka humbur jetën gjatë transportit me urgjencë drejt Spitalit Rajonal...

Refit Buzi liron ish-të fejuarën pas negociatave me RENEA-n, vijojnë përpjekjet për dorëzimin e...

0
Refit Buzi, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Fier, ka liruar ish-të fejuarën e tij, Rozalinda Plaka, të cilën dyshohet se e...

Seanca e fundit parlamentare mbyllet me tensione, demokratët bllokojnë foltoren dhe mazhoranca voton projektligjet

0
Seanca e djeshme parlamentare u mbyll me tensione dhe përplasje mes opozitës dhe mazhorancës, pasi deputetët demokratë bllokuan foltoren e Kuvendit duke kundërshtuar zhvillimin...

Aksidenti në det në Vlorë, 17-vjeçari përfundoi në spital pasi rrëshqiti në pjesën e...

0
Policia e Vlorës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në det, ku një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur...

Karim Adeyemi prezantohet te Barcelona: “Messi ka qenë gjithmonë idhulli im, dua të bëj...

0
Karim Adeyemi ka nisur me shumë entuziazëm aventurën e tij te Barcelona, ku në prezantimin e parë para mediave foli për objektivat e tij...