27.5 C
Tiranë
Friday, September 11, 2026

I njohur në TikTok si “Izet Pantera”, arrestohet 60-vjeçari pasi plagosi me thikë kushëririn në Lushnjë

Një konflikt mes dy kushërinjve ka përfunduar me plagosje me thikë në Lushnjë, ndërsa Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar, 60-vjeçarin Izet Ymeri, i njohur në rrjetin social TikTok me nofkën “Izet Pantera”.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen “Loni Dhamo”, ku pas një konflikti për motive të dobëta, Izet Ymeri dyshohet se goditi me thikë kushëririn e tij, 70-vjeçarin Faslli Ymeri.

I plagosuri u transportua fillimisht në Spitalin e Lushnjës dhe më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar. Burime policore bëjnë me dije se 70-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë arrestuan 60-vjeçarin, i cili pritet të përballet me akuzën për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.

Izet Ymeri është një personazh i njohur në TikTok, ku është bërë i famshëm me nofkën “Izet Pantera”. Ai tërhoqi vëmendjen e publikut për videot dhe transmetimet “live” që realizonte së bashku me reperin Kleviol Ahmeti, i njohur si Clevio, me të cilin shfaqej shpesh në sfida dhe biseda që ndiqeshin nga një numër i madh përdoruesish në rrjetet sociale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plas skandali me arratisjen e Ergys Agasit: Pikëpyetjet e mëdha për drejtoren Vlora Hyseni...

0
Tiranë — Një stuhi e fuqishme dyshimesh, pyetjesh të pashpjeguara dhe heshtjeje zyrtare ka mbuluar godinën e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), pas shpalljes në...

Zbardhen prapaskenat e reja të ekzekutimit të Ferdinant Hotit: Hetimet përqendrohen te larja e...

0
Padova (Itali) — Detaje të reja e tronditëse kanë dalë në dritë nga hetimet e ethshme që po kryejnë Karabinierët e Padovës mbi vrasjen...

PD-ja ngre alarm për trafikanët e armëve: Do kërkojmë hetim ndërkombëtar pas audiopërgjimeve të...

0
Tiranë — Partia Demokratike ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke paralajmëruar se do të kërkojë edhe ndërhyrjen e partnerëve ndërkombëtarë për zbardhjen...

“Mbi 5,200 hektarë të djegur vetëm në korrik-gusht!”/ Zjarret pushtuan Himarën e Shkodrën, ekspertët...

0
Tiranë — Shqipëria po përballet me një rritje serioze të rrezikut nga zjarret si pasojë e ndryshimeve klimatike, ndërsa ekspertët e mjedisit ngrenë pikëpyetje...

Rama i përgjigjet ashpër Partisë Demokratike Europiane: Po minimizoni dhunën e protestuesve

0
Tiranë — Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një tjetër replikë të fortë ndaj Partisë Demokratike Europiane (PDE), duke i akuzuar përfaqësuesit e saj për...